• e premte, 27 dhjetor 2024

Xhaferi në takim të kryetarëve të parlamenteve të vendeve nga Evropa juglindore në Budapest

Xhaferi në takim të kryetarëve të parlamenteve të vendeve nga Evropa juglindore në Budapest

Shkup, 16 nëntor 2023 (MIA) - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, do të marrë pjesë në Takimin e 11. të kryetarëve të parlamenteve të vendeve të Evropës Juglindore, që sot dhe nesër do të mbahet në Budapest, Hungari.

Tema e takimit të sivjetmë është “Procesi i integrimit evropian në Evropën Juglindore: Zgjerim dhe/ose thellim?”, ndërsa tradicionalisht këtë takim në nivelin më të lartë parlamentar e organizon çdo vit të dytë Kuvendi Nacional i Hungarisë për integrim të plotë evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Siç paralajmëruan sot nga shërbimi për shtyp i qeverisë, kryetari i Kuvendit Xhaferi do të drejtohet në tëmën e dhënë para pjesëmarrësve nga rajoni.

Përndryshe, prezencë në takim kanë konfirmuar edhe kryetarët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Malit të Zi, Serbisë, Bosnjë e Hercegovinës, ndërsa në takim, kumtuan nga Kuvendi i RMV-së, do të drejtohet edhe Euro komisari për Politika të Fqinjësisë së Mirë dhe Zgjerimit, Oliver Varheji. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR