• e enjte, 26 dhjetor 2024

Xhaferi në takim me ndihmës sekretarin shtetëror të SHBA-së për Evropë dhe Euroazi O Brajan

Xhaferi në takim me ndihmës sekretarin shtetëror të SHBA-së për Evropë dhe Euroazi O Brajan

Shkup, 22 janar 2024 (MIA) - Ndihmës sekretari shtetëror i SHBA-së për Evropë dhe Euroazi Xhejms O Brajan sot pasdite në shtëpinë ligjvënëse do të ketë takim me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi. 

O Brajan në Shkup merr pjesë në Konferencën për planin për rritje të Ballkanit Perëndimor. 

"SHBA qëndron gjithmonë pas Maqedonisë së Veriut dhe mbështet Maqedoninë e Veriut. Ne jemi vërtet krenarë që jemi aleatë dhe që punojmë me këtë Qeveri, e cila në ditët e saj të fundit është nikoqite e kësaj nisme të rëndësishme. Plani i rritjes së BE-së është si asnjë plan tjetër që kemi parë më parë, sepse nuk keni nevojë të bëni reforma për t'u vlerësuar më vonë, por nëse bëni reforma të caktuara, atëherë kompanitë tuaja dhe njerëzit tuaj do të gëzojnë shumë shpejt katër liritë e BE - lirinë e lëvizjes dhe mundësinë për të punuar kudo që dëshironi, lëvizje të lirë e kapitalit dhe e shërbimeve. Ky është thelbi i tregut të përbashkët, prandaj jam i kënaqur që jam këtu me Jan Kopman i cili e hartoi këtë program, tha O'Brajan mëngjesin e sotëm në konferencën në Shkup.

Në fund të kësaj jave në vend duhet të votohet Qeveria teknike para zgjedhjeve të deputetëve më 8 maj, në krye të të cilës duhet të qëndrojë kryetari aktual i Kuvendit, Xhaferi. fc/

Fotografia: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR