• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Xhaferi në takim lamtumirës me ambasadorin Vucas

Xhaferi në takim lamtumirës me ambasadorin Vucas

Shkup, 19 korrik 2023 (MIA) - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqeonisë së Veriut, Talat Xhaferi në takimin e sotëm lamtumirës me ambasadorin e Republikës së Austrisë, Georg Vucas, i ka theksuar marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve tona dhe ka shprehur kënaqësi për bashkëpunim me ambasadorin. 

"Fakti se Austria është paraprijës sipas lartësisë së investimeve në vendin tonë dhe kontaktet e shpeshta dhe vizitat e zyrtarëve nga Republika e Austrisë, janë indikator për shkallën e lartë të raporteve", bëjnë të ditur nga pres shërbimi i Kuvendit.  

Xhafeti, siç theksohet në kumtesë, ka shprehur shpresë se dinamika e marrëdhënieve të shkëlqyera do të vazhdojë edhe me ambasadorin e ri të Austrisë në vendin tonë. 

 

Ambasadori Vucas e theksoi interesin strategjik të Austrisë për Maqedoninë e Veriut dhe për integrimin e gjithë Ballkanit Perëndimor në Unionin Evropian. Shprehu bindjen se edhe pasardhësi i tij do të vazhdojë me politikën e njëjtë të mbështetjes së plotë të Austrisë për integrimin e Maqedonisë së Veriut në Unionin Evropian. Njëherazi, shprehu edhe interes për procesin e ndryshimeve kushtetuese në vendin tonë.

Kryetari Xhaferi konfirmoi se nisma për ndryshimin e Kushtetutës ka mbërri në Kuvend dhe se prej sot rrjedhin afatet për procedimin e të njëjtës. Ai shprehu bindjen se nëse ka vullnet politik, gjithë procesi do të mund të përfundojë deri në muajin nëntor të këtij viti. 

Në fund të takimit, kryetatri Xhaferi i uroi ambasadorit Vucas shëndet të mirë dhe sukses në angazhimin e mëtejmë profesional. ar/

Foto: Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut

QËNDRONI TË LIDHUR