• e shtunë, 23 nëntor 2024

Xhaferi: Në seancën e nesërme qeveritare zgjidhje më konkrete për problemin me pasaportat

Xhaferi: Në seancën e nesërme qeveritare zgjidhje më konkrete për problemin me pasaportat

Shkup, 5 shkurt 2024 (MIA) - Kryeministri i Qeverisë teknike, Talat Xhaferi, në një intervistë për MIA-n paralajmëroi se në seancën e nesërme të qeverisë do të ketë zgjidhje më konkrete për problemin me dokumentet e udhëtimit. Deri më 12 shkurt qytetarët duhet të ndërrojnë dokumentet e udhëtimit për shkak të ndryshimit të emrit të shtetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

"Pra, mendoj se nesër do të referohet për sa i përket pikëpamjeve dhe ajo që   konsiderojmë të realizueshme do të ishte një vendim përfundimtar se si do të zbatohej, ndërsa atë që do ta konsideronit se është e pazbatueshme do të duhet të gjejmë një alternativë që do të të jetë zgjidhja", tha Xhaferi pa zbuluar detaje. 

 Me dokumente të vjetra të udhëtimit do të mbesin edhe shtetasit tanë jashtë vendit   dhe nuk do të mund të kthehen në shtëpi. Xhaferi potencon se shtetasi i Republikës së Maqedonisë së Veriut pa asnjë dokument nëse vjen në kufi për të hyrë në shtet -  shteti është i obliguar t'a konfirmojë statusin e tij  të shtetësisë dhe nëse konfirmohet shtetësia është i obliguar që ta lëshojë pa asnjë dokument.

"Duke pasur parasysh se nga jashtë  nuk është e mundur të udhëtohet  pa asnjë dokument, shteti ka krijuar një rrjet të përfaqësive diplomatike-konsullore që kanë kompetencë dhe detyrimin  në  raste të tilla t'u lëshohet  një dokument përkatës për udhëtim në një drejtim  që siç thuhet në mënyrë popullore ata qytetarë tanë të arrijnë tek institucionet e shtetit brenda në shtet dhe këtu të sigurohet urgjencë e lëshimit", tha Xhaferi në një intervistë për MIA-n. 

 Theksoi se rreth 10.000  qytetarë çdo ditë parashtrojnë kërkesa për pasaporta, letërnjoftime, patentë shoferë, leje qarkullimi...

"Edhe unë kam nxjerrë një statistikë të frekuencës ditore të kërkesave në nivel shtetëror. Rreth 10 mijë njerëz në ditë kanë kërkesa lidhur me të gjitha dokumentet -  letërnjoftime, pasaporta, patentë shoferë, leje qarkullimi, në nivel shtetëror. Prandaj nuk është pengesë nëse diku në një rajon numri i kërkuesve është më i shprehur, institucioni duhet të organizohet për të mbajtur evidencë dhe rend në kuptimin që qytetarët të mos presin në radhë në një pikë, ndërsa pika tjetër të jetë e zbrazët gjithë ditën. T'i drejtojnë qytetarët në pikën fqinje të aplikimit gjegjësisht në vendosje dhe ekzekutim. Pra mirë,  nuk duhet të jetë qyteti më i afërt. Shkupi, për shembull, ka gjashtë pikë. Nëse Kisella Voda është kaq e tejmbushur, ndërsa në Butel apo në Gazi Babë, që është ngjitur apo Qendër, ai që e udhëheq procedurën në pikë duhet t'i dërgojë qytetarët", thotë Xhaferi.

Intervista me kryeministrin teknik Xhaferi, në të cilën  përgjigjet në pyetjet lidhur me zgjedhjet, problemin me pasaportat, me ligjin për masat kufizuese, me ekstradimin e Lupço Palevskit, për ditën e zgjedhjes së tij për kryeministër teknik dhe reagimet në publik, për atë nëse do t'i revokojë   ministrat e ASH-së pasi paralajmëruan  koalicion me opozitën, MIA do ta publikojë gjatë ditës së nesërme.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR