• e enjte, 26 dhjetor 2024

Xhaferi në një vizitë të paparalajmëruar në SPB Tetovë, konstatoi mungesë organizimi në institucion

Xhaferi në një vizitë të paparalajmëruar në SPB Tetovë, konstatoi mungesë organizimi në institucion

Tetovë, 23 shkurt 2024 (MIA) - Kryeministri Talat Xhaferi sot ishte në një vizitë të paparalajmëruar në SPB Tetovë dhe i vizitoi zyrat ku dorëzohen kërkesa dhe bëhet fotogafimi i qytetarëve për letërnjoftime, pasaporta dhe patentë shoferi me emrin e ri kushtetues Republika e Maqedonisë së Veriut. Vizitën e ndoqën një pjesë e mediave.

Xhaferi në një deklaratë për mediat theksoi se pas vizitës ka konstatuar se në SPB Tetovë mungon organizimi në kryerjen e detyrave në bazë ditore.

"Siç kam paralajmëruar në Qeveri, institucionet nuk duhet të çuditen që unë pa njoftim do t'i kontrolloj kryerësit e punëve dhe obligimet që kanë. Përshtypja e përgjithshme është se ka mungesë organizimi në kryerjen e detyrave në baza ditore dhe institucioni përkatës në aspektin organizativ do të duhet të bëjë përpjekje që të marrë dokumentet në një formë dhe të sigurojë dokumente të gatshme në një formë tjetër dhe njerëzit janë në pritje për t'u informuar. Të organizohen veçmas. Të mos jenë të gjithë në një vend. Ata duhet të jenë të ndarë - ata që duhet të dorëzojnë kërkesat duhet të jenë në një vend, dhe ata që duhet të marrin dokumentet e përfunduara duhet të jenë në një vend tjetër. Nuk duhet të jetë kështu, të ketë turma. Duhet komunikuar me qytetarët", tha ai.

Ai thekson se nuk është në kompetencë të tij të kërkojë përgjegjësi nga të punësuarit në SPB Tetovë, por do të kërkojë nga ministrat dhe zëvendësministrat të cilët, siç tha, janë kompetentë për punën e tyre.

"Nuk është në kompetencën time të kërkoj përgjegjësi prej tyre. Kjo është çështje e mbikëqyrjes së punës së përgjegjësve para meje, ndërsa para meje mbajnë përgjegjësi ministrat dhe zëvendësministrat dhe atyre do t'u thuhet ajo që e kam njoftuar se kjo është mënyra e kontrollimit, kryerjes së mbikëqyrjes mbi punën e atyre që duhet të mbajnë përgjegjësi për ta", tha Xhaferi.

Në njërën nga zyrat ku bëhet fotografimi për ndërrimin e patentë shoferit, Xhaferi pyeti "Si po shkon puna", në të cilën njëri nga të punësuarit tha se se është shumë vështirë, ka shumë ndërrime dhe se kanë vetëm një stacion bazë.

"Çfarë keni bërë deri më tani kur ligji thotë se nga kur duhet të jepen, duhet të ndryshohen, i tha Xhaferi, ku punonjësi ia ktheu "Kemi qenë këtu, të gjithë ata që kanë ardhur janë shërbyer".

Xhaferi vazhdoi të flasë dhe tha se edhe pse ka një afat të ri, dhjetori do të vijë si nesër.

"Ju jeni këtu për t'u shërbyer këtyre njerëzve që janë jashtë", tha Xhaferi dhe filloi të marrë dokumente nga njerëzit dhe t'ua jepte punonjësve. Le të dalë dikush të mbledhë dokumentet. Ai që duhet të paguajë, nëse dokumentet janë të rregullta, ai që ka një termin duhet të presë terminin. Ju duhet të organizoni punën, dha udhëzime kryeministri teknik.

Një punonjës në këtë departament i ka thënë se e gjithë Tetova dhe rajoni i Tetovës për ndërrimin e patentë shoferit fotografohen vetëm në atë vend tek ata.

Videoja e publikuar nga portali Nistori ka ndjekur gati pesë minutat e bisedës së Xhaferit me punonjësit dhe gjatë gjithë kohës qytetarët kanë pritur largimin e tij për të vazhduar procedurën. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR