• e premte, 27 dhjetor 2024

Xhaferi në Konferencën për demokracinë në Evropë në Stokholm

Xhaferi në Konferencën për demokracinë në Evropë në Stokholm

Shkup, 18 qershor 2023 (MIA)- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot dhe nesër do të marrë pjesë në Konferencën për demokracinë në Evropë, në Stokholm, Mbretërinë e Suedisë bashkë me delegacionin e përbërë nga deputetët Sonja Mirakoska, Remzi Mehmedi dhe Nikolla Micevski.

Siç ka bërë të ditur Pres shërbimi i Kuvendit, konferenca është me titull “Si munden parlamentarët të ndihmojnë në mbrojtën dhe përforcimin e demokracisë dhe sundimit të së drejtës?” ndërsa Xhaferi do të marrë pjesë në cilësinë e kryetarit të Komisionit për çështje kushtetuese pranë Kuvendit.

Në Konferencën për demokracinë në Stokholm do të marrin pjesë kryetarë të Komisioneve për çështje kushtetuese të 24 shteteve-anëtare të Bashkimit Evropian dhe vende-kandidate për anëtarësim, si edhe përfaqësues të Parlamentit Evropian dhe do të diskutohet për “Rëndësinë e ruajtjes së dialogut demokratik dhe rëndësinë e Parlamenteve“ dhe “Rëndësinë e ruajtjes së pavarësisë së gjykatave dhe besimit në institucionet shoqërore”.

Kryetari i Kuvendit Xhaferi do të ketë fjalim në temën e parë, ndërsa në kuadër të vizitës me delegacionin do të realizojë takim bilateral me kryetarin e Parlamenti të Suedisë, Andreas Norlen.

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR