• e premte, 27 dhjetor 2024

Xhaferi në Konferencën Evropiane të Kryetarëve të Parlamenteve të Këshillit të Evropës në Dublin

Xhaferi në Konferencën Evropiane të Kryetarëve të Parlamenteve të Këshillit të Evropës në Dublin

Shkup, 27 shtator 2023 (MIA) - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, nesër dhe pasnesër do të marrë pjesë në Konferencën Evropiane të Kryetarëve të Parlamenteve të Këshillit të Evropës, e cila do të mbahet në Dublin të Republikës së Irlandës. Në përbërjen e Delegacionit janë edhe deputeti Nikolla Micevski dhe sekretarja e përgjithshme e Kuvendit, Cvetanka Ivanova.

Nga shërbimi për shtyp i Kuvendit informuan se fokusi i Konferencës është në tri tema: Pasojat e luftës agresive ruse kundër Ukrainës dhe roli i parlamenteve nacionale në rikonstruksionin e Ukrainës; Sfidat e demokracisë përfaqësuese në kohë të paqëndrueshme dhe Barazia dhe diversiteti në përfaqësimin publik – pjesëmarrja e të rinjve, grave dhe grupeve etnike dhe sociale si deputetë. Kryetari i Kuvendit do të mbajë fjalim me temën: “Pasojat e luftës agresive ruse kundër Ukrainës dhe roli i parlamenteve nacionale në rikonstruksionin e Ukrainës", ndërsa në margjinat e Konferencës do të zhvillojë takime bilaterale me një pjesë të homologëve të tij.

Konferenca e parë e folësve evropianë u mbajt në vitin 1975 dhe mbahet çdo dy vjet, në mënyrë alternative në Strasburg dhe në kryeqytetin e një vendi anëtar të Këshillit të Evropës. Rreth 350 pjesëmarrës pritet të takohen në samitin parlamentar nën organizimin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Para fillimit zyrtar të Konferencës, kryetaret e parlamenteve do të kenë mëngjes pune dhe do të zhvillohet debati me temën "Gjuha e urrejtjes dhe kërcënimet me dhunë ndaj përfaqësuesve të zgjedhur", si dhe takimi i sekretarëve të përgjithshëm të parlamenteve pjesëmarrëse. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR