• e premte, 27 dhjetor 2024

Xhaferi: MPB-ja duhet të japë informata të sakta, jo të krijojë kaos në perceptimin e qytetarëve

Xhaferi: MPB-ja duhet të japë informata të sakta, jo të krijojë kaos në perceptimin e qytetarëve

Shkup, 22 shkurt 2024 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme duhet të ofrojë informata adekuate dhe të sakta për qytetarët, e jo të krijojë kaos në perceptimin e qytetarëve. Këtë sot e deklaroi kryeministri Talat Xhaferi pasi ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski lidhur me dhënien e pasaportave akuzoi për "sabotim", ndërsa zëvendësi i tij Mitko Bojmacaliev doli me përgënjeshtrim.

Xhaferi tha se si nëntokë jemi të nënshtruar sa herë që ka probleme të flasim për pengesat dhe jo për zgjidhjen, andaj në seancën e fundit të Qeverisë ka dhënë si detyrë që MPB-ja në baza ditore të dorëzojë informacione për kërkesat e pranuara për nxjerrjen e dokumenteve si dhe dokumentet e lëshuara.

Shton se Ministria është kompetente si institucion, pavarësisht nëse drejtohet nga njerëz nga opozita apo shumica, të japë informacione të sakta dhe të duhura dhe të mos krijojë kaos në perceptimin e qytetarëve.

"Ata në baza ditore duhet të informojnë publikun se sa formularë kanë marrë dhe sa lëshojnë. Nuk do të ishte e përshtatshme për të dhënë informacione unë për këtë çështje. Apeli im është të mos shërbehen me informacione të pasakta, më së shumti dëmtohen ata që shërbehen me informacione të pasakta. Nëse ideja e politikës ditore është se kush sa pikë do të marrë dhe kush sa do të humbasë, qasja e tyre është e gabuar, sepse është përgjegjësi dhe detyrim i tyre të ofrojnë shërbim për qytetarin dhe jo të grinden mes veti se kush çfarë informacioni do të japë. Pra, po, në atë kontekst apeli është që të jepen informacione të sakta dhe për këtë arsye zyrtarisht kam kërkuar që të kemi raport kidhur me këto situata", tha Xhaferi.

Xhaferi sot ka vizituar dhe mbikëqyrë ndërtimin e çerdhes “Fidani 3” në Komunën e Çairit i cili tha se deri në fund të muajit prill duhet të vihet në funksion dhe të akomodojë mbi 300 fëmijë.

"Objekti është modern, ndër më të mëdhenjtë për nga hapësira i cili pritet të akomodojë mbi 300 fëmijë dhe do të kenë mundësi të vendosen dhe ajo që duhet ta bëjmë dhe po e bëjmë në vazhdimësi në raport me nevojat në Komunën e Çairit dhe më gjerë është që të mund të plotësojnë nevojat e prindërve dhe fëmijëve dhe stafit që do të angazhohet në punën dhe funksionimin e këtij objekti", ka thënë Xhaferi. 

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR