• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Xhaferi mori pjesë në manifestimin me rastin e themelimit të Ansamblit muzikor Tetovë

Xhaferi mori pjesë në manifestimin me rastin e themelimit të Ansamblit muzikor Tetovë

Shkup, 3 maj 2024 (MIA) - Kryeministri Talat Xhaferi sot ishte i pranishëm dhe u drejtua në evenimentin gala me të cilin shënohet hapja e skenës së re muzikore në Tetovë, respektivisht themelimi i institucionit më të ri të shqiptarëve, Institucioni nacional Ansambli muzikor i Republikës së Maqedonisë së Veriut – Tetovë.

"Themelimi i këtij institucioni paraqet realizimin e kërkesës shumëvjeçare të kuadrove të cilët pasi përfundonin fakultetin muzikor, nuk kishin ku të vazhdojnë rrugëtimin e vet profesional, Tani, në suazat e këtij institucioni në të cilin do të kultivohet dhe zhvillohet muzika serioze vokale dhe instrumentale, si edhe ajo e popullarizuar dhe xhaz, do të mund të kultivojnë dhe përsosin talentin dhe pasionin e vet të gjithë admiruesit e këtij zhanri", informuan sonte nga Pres shërbimi qeveritar.

Sipas Xhaferit, ky institucion kulturor do ta pasurojë jetën kulturore jo vetëm në Tetovë, por edhe në vend.

Ndër tjerat, kryeministri Xhaferi informoi për marrjen e pritur të vendimit në seancën qeveritare me propozim të Ministrisë së Kulturës me të cilin këtij institucioni i ndahen në përdorim të përhershëm hapësira të cilat tani janë në pronësi shtetërore.

“Me themelimin e Ansamblit muzikor, kontribuojmë në përmirësimin e barazisë demokratike në shtetit tonë të përbashkët, Republikën e Maqedonisë së Veriut, edhe në këtë sferë të jetës shoqërore“, theksoi Xhaferi. qa/

Foto dhe video: Pres shërbimi qeveritar

QËNDRONI TË LIDHUR