• e enjte, 26 dhjetor 2024

Xhaferi: Metodat moderne të mësimdhënies janë vendimtare për kuadro me cilësi të lartë

Xhaferi: Metodat moderne të mësimdhënies janë vendimtare për kuadro me cilësi të lartë

Shkup, 22 mars 2024 (MIA) - Kryeministri teknik Talat Xhaferi sot ka vizituar Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik në Shkup. Në takimin me menaxhmentin e Universitetit, kuadrin shkencor dhe profesional, Xhaferi, u njoftua për funksionimin dhe aktivitetet aktuale që po zhvillohen në këtë institucion të arsimit të lartë. Universiteti përbëhet nga shtatë fakultete, që mbulojnë gjithsej 65 fusha në studimet universitare, pasuniversitare dhe doktoraturë, njoftoi sot shërbimi për shtyp i Qeverisë.

Ai shprehu kënaqësi për ekzistimin dhe funksionimin e Universitetit, duke theksuar se institucione të tilla të avancuara të arsimit të lartë kanë rëndësi të madhe për arritjet e jashtëzakonshme të studentëve në zhvillimin e tyre të mëtutjeshëm profesional.

"Gjatë takimit u diskutua edhe për sfidat në arsimin e lartë në vend, reformat e nevojshme dhe zgjidhjet sistematike, të cilat duhet të zbatohen në arsim, si një nga parakushtet bazë për të prodhuar kuadro cilësore, ndërsa kryeministri vuri në dukje se Qeveria gjithmonë ka pasur dhe do të ketë dëgjim për nevojat e institucioneve arsimore në të cilat po ndërtohet e ardhmja e vendit.

Kryetari i Qeverisë, Xhaferi, ka vizituar kampusin dhe ka vizituar Fakultetin e Mjekësisë Stomatologjike, Mamisë dhe Infermierisë, ku këtë vit është bërë investimi më i madh në mjekësinë stomatologjike nga ana e Universitetit, thuhet në kumtesën e Qeverisë.

Qeveria shton se në kuadër të Fakultetit është themeluar edhe IPSH "IBU DENT" dhe kryeministri Xhaferi është njoftuar për kushtet dhe shërbimet mjekësore që janë në dispozicion këtu. Është e një rëndësie të madhe, siç shtojnë nga Qeveria, pajisjet moderne me të cilat është pajisur ordinanca, si dhe ekspertiza që ofron ky institucion në kuadër të Fakultetit, e cila u mundëson studentëve të praktikojnë në kushte reale. sa/

Foto: Qeveria e RMV-së

 

QËNDRONI TË LIDHUR