Xhaferi: Me dinamikën aktuale ka kohë deri në zgjedhje për nxjerrjen e dokumenteve të reja, nëse qytetarët mbeten pa dokumente, qeveria do të marrë vendimin e duhur
- Kryeministri Talat Xhaferi sot deklaroi se MPB-ja e ka intensifikuar dinamikën sa i përket nxjerrjes së dokumenteve personale me emrin e ri dhe sipas tij, nëse kjo dinamikë vazhdon, deri në zgjedhjet ata qytetarë që nuk kanë dokumente me emrin e ri këtë do të mund ta kompletojë deri në fillim të zgjedhjeve. Xhaferi shtoi se kjo është procedura, ndërsa qytetarët, siç tha ai, duhet ta inicojnë vetë procesin, dhe nëse deri në fillim të zgjedhjeve ka nga ata që nuk kanë dokumente me emrin e ri, atëherë është obligim i Qeverisë që të dalë me një vendim të duhur, çfarë dhe si do të veprojë.
- Post By Lindita Sulejmani
- 13:47, 6 mars, 2024
Shkup, 6 mars 2024 (MIA) - Kryeministri Talat Xhaferi sot deklaroi se MPB-ja e ka intensifikuar dinamikën sa i përket nxjerrjes së dokumenteve personale me emrin e ri dhe sipas tij, nëse kjo dinamikë vazhdon, deri në zgjedhjet ata qytetarë që nuk kanë dokumente me emrin e ri këtë do të mund ta kompletojë deri në fillim të zgjedhjeve. Xhaferi shtoi se kjo është procedura, ndërsa qytetarët, siç tha ai, duhet ta inicojnë vetë procesin, dhe nëse deri në fillim të zgjedhjeve ka nga ata që nuk kanë dokumente me emrin e ri, atëherë është obligim i Qeverisë që të dalë me një vendim të duhur, çfarë dhe si do të veprojë.
Xhaferi kështu është përgjigjur në konferencën e sotme për shtyp në lidhje me organizimin e zgjedhjeve dhe se si planifikojnë ta tejkalojnë problemin me qytetarët, të cilët ende nuk kanë dokumente valide me emrin e ri.
"Statistikat, të cilat unë i kam dhënë detyrë, të bëhen në baza ditore me të dhëna nga MPB-ja flasin për këtë në vijim: Nga 1 janari deri më 29 shkurt 2024 janë paraqitur gjithsej 123.983 kërkesa për dokumente udhëtimi – pasaporta, nga të cilat janë përgatitur 95.267. Ky është tregues i dinamikës së punës, në një muaj janë lëshuar 92.002 dokumente udhëtimi nga 124.000. Për letërnjoftime janë pranuar 82.235 kërkesa, nga të cilat janë përgatitur 71.410. Janë pranuar 46.280 kërkesa për patentë shofer, nga të cilat janë përgatitur 39.552. Duke pasur parasysh se me këtë dinamikë kanë mbetur edhe 50 ditë deri në zgjedhje, qindra mijë qytetarët që nuk kanë dokumente, që figurojnë si informacion, gjatë muajit mars mund të pajisen të gjithë me dokumente përkatëse, por në radhë të parë vetë qytetari duhet të inicojë kërkesën. Për të pasur një dokument, duhet ta kërkoni atë. Pra, kjo është procedura. Tani, çka nëse përfundimisht vijmë në një situatë ku një numër i caktuar qytetarësh nuk e kanë atë, dhe kjo është një temë për të cilën ne duhet të mendojmë, dhe duke pasur parasysh se ka kohë që të gjithë të inicojnë, së pari le të japim përparësi në të drejtën e qytetarit për të inicuar me kohë kërkesën e duhur për dokument, ndërsa prej atëherë është obligimi ynë që të marrim një vendim të duhur, çfarë dhe si të veprojmë", tha Xhaferi.
Kryeministri tha se ai personalisht nuk preferon të flasë hipotetikisht, por kërkon të dalë dhe të thotë se diçka është zgjidhur.
"Unë preferoj të dal dhe të tham, po, këtë problem e zgjidhëm, atë problem e zgjidhëm, në fakt e para që më priste ishin protestat, domethënë greva e FSSH-së, e zgjidhëm, çështjen e shkollës në Çashkë, e zgjidhëm, nuk fola si do ta zgjidhim, e zgjidhëm. Dhe kjo është një çështje për të cilën nuk dua të flas hipotetikisht tani, çfarë do të bëj, si do ta bëj, por kur ta bëj në kohën e duhur do të jeni të gjithë të informuar se kjo punë është bërë", tha Xhaferi.
Kryeministri shtoi se për këtë arsye i ka vizituar edhe punëtorët në SPB -Tetovë, ngjarje që shkaktoi reagime në opinion, por edhe nga ministri teknik i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, i cili në intervistë për MIA-n tha se nuk i takon një kryeministri të sillet kështu në një sistem ku ka hierarki.
"Përë këtë arsye ishin edhe vizitat e famshme, nëse kam të drejtë ose nuk kam të drejtë, unë kam të drejtë të shkoj në zyrën e fundit, që është në kompentencë të Qeverisë. Këtë të drejtë e kam sipas hierarkisë. Nëse un jam përgjegjësi i parë, atëherë jam edhe i pari kompetent për të kontrolluar funksionimin e institucioneve, për të cilat jemi përgjegjës dhe kompetent, kështu që kjo i tregojë rezultatet e veta, pastaj me punën e shërbimeve atje që duhet të punojnë", tha Xhaferi. ls/