• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Xhaferi: Investimi te të rinjtë, në njohuritë e tyre, është investim në përmirësimin dhe përsosjen e gjithë sistemit në vend

Xhaferi: Investimi te të rinjtë, në njohuritë e tyre, është investim në përmirësimin dhe përsosjen e gjithë sistemit në vend

Shkup, 20 shkurt 2024 (MIA) - Sigurimi i platformave dhe programeve ekonomike, sociale dhe arsimore është me rëndësi të madhe për përforcimin dhe avancimin e shoqërisë sonë dhe hapjen e mundësive të reja për gjeneratat e reja, theksoi kryeminsitri Talat Xhaferi në fjalimin në ngjarjen me rastin e ndarjes së bursave për vitin akademik 2023/2024 nga Fondacioni Albiz. Ai ndau edhe mirënjohje për studentët më të mirë të diplomuar për vitin 2023.

"Investimi te të rinjtë, në njohuritë e tyre, është investim në përmirësimin dhe përsosjen e të gjitha dimensioneve në sistemin në Maqedoninë e Veriut. Shteti ka kuadro cilësore dhe përmes programeve të këtilla hapen mundësi për parandalimin e largimit të të rinjve të cilët ardhmërinë e tyre e kërkojnë jashtë kufijve të shtetit tonë. Kjo është një mundësi për të krijuar kushte konkurruese për punë si në vendet evropiane.  Dhënia e bursave për të rinjtë për arritjet e tyre më të larta profesionale dhe ndërtimi i kuadrove cilësore dhe konkurruese në të ardhmen, të cilët do të punojnë në shtet dhe do të kontribuojnë për zhvillimin dhe prosperitetin e tij ekonomik është me rëndësi të jashtëzakonshme", tha Xhaferi..

Ai theksoi se në vitet e kaluara Qeveria është angazhuar që cilësia e arsimit vendor t'i arirjë standardet e dëshiruara, e me atë, soç tha, do të vazhdojë edhe në të ardhmen, me reformë themelore.

"Miqtë tanë nga institucionet dhe programet ndërkombëtare na mbështesin në bërjen e ndryshimeve të reja të programeve arsimore në faza, dhe gjithashtu në investimin në infrastrukturë. Partneri jonë janë edhe organizatat civile, fondacionet dhe shoqatat aktive, gjë që vërtetohet edhe me këtë eveniment të bukur sonte. Kjo është një mundësi që së bashku të afrojmë arsimin me vlerat evropiane, si edhe një hallkë me rëndësi të jashtëzakonshme për historinë e suksesshme evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut", theksoi kryeministri Xhaferi. ab/

Foto: Qeveria

QËNDRONI TË LIDHUR