• e shtunë, 23 nëntor 2024

Xhaferi dhe Zheljazkov vendosën kurora lulesh në pllakën-memoriale të Shën Cirilit në bazilikën "Manta Maria Maxhore"

Xhaferi dhe Zheljazkov vendosën kurora lulesh në pllakën-memoriale të Shën Cirilit në bazilikën

Romë, 24 maj 2023 (MIA) - Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi sot pasdite ka vendosur lule para pllakës-memoriale në gjuhën maqedonase në nder të Shën Cirilit në bazilikën "Santa Maria maxhore".  Xhaferi, këtë akt e bëri në të njëjtën kohë me homologun e tij bullgar, kryetarin e Kuvendit të Sofjes, Rosen Zheljazkov.

"Në kuadër të nderimit të vëllezërve të shenjtë Ciril dhe Metodi, kaluam të gjitha procedurat që sipas protokollit duhej të kalonim me audiencën tek Papa, rrjedhimisht edhe takime të tjera dhe kuptohet përpoqëm me kënaqësi dhe patëm sukses në atë përpjekje së bashku, ne të dy kryetarët e parlamenteve, përfaqësuesit e popujve të vendeve tona të takohemi dhe të tregojmë së bashku edhe një herë se pavarësisht se cilat janë pikëpamjet politike dhe partiake, popujt kanë mendime të ndryshme për gjërat që janë të përbashkëta, që janë për të mirën e qytetarëve dhe institucioneve tona. Dhe për këtë arsye ia dolëm ta bënim këtë së bashku. Secili kemi vendosur nga një kurorë në tabelat tonë, natyrisht duke treguar edhe një herë se parlamentet janë përfaqësues të qytetarëve dhe këtë e kemi bërë në emër të qytetarëve”, ka thënë Xhaferi në një deklaratë të shkurtër.

Kryetari i Kuvendit të Bullgarisë, Zheljazkov tha se është shumë i lumtur që në këtë festë të bukur ai dhe Xhaferi arritën të vendosin kurora me lule së bashku “për iluministët tanë të parë Ciril dhe Metodi”.

"Dhe në këtë mënyrë të tregojmë se si na lidh e kaluara dhe si do të na lidhë e ardhmja. Dhe kjo ishte simbolika e sotme. Më vjen mirë që kolegu im, kryetari Xhaferi e bëri këtë në mënyrë shumë miqësore dhe shumë të përzemërt, siç e bëmë edhe ne", tha Zheljazkov. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR