• e enjte, 26 dhjetor 2024

Xhaferi: Betejat e vjetra të jenë përkujtues për betejat e reja që zhvillojmë bashkë për shtet bashkëkohor dhe demokratik

Xhaferi: Betejat e vjetra të jenë përkujtues për betejat e reja që zhvillojmë bashkë për shtet bashkëkohor dhe demokratik

Shkup, 23 tetor 2023 (MIA)- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi ka dërguar mesazh urimi me rastin e 23 Tetorit, Ditës së luftës revolucionare maqedonase.

"Kjo ditë është përmendore e idesë revolucionare e cila ka çuar nëpër beteja në të cilat shumë prej tyre e kanë dhuruar më të shtrenjtën, jetën. Sepse kanë ditur se revolucioni është udhëkryqi ndërmjet ardhmërisë dhe të kaluarës. Ato besonin në shtet të lirë, të pavarur, të bashkuar dhe të përparuar në të cilin secili do e ndërtojë ardhmërinë e vet dhe ardhmërinë e brezave të vet të ri me krenari dhe dinjitet. Për këtë është duhur dhe akoma duhet sakrificë, besim dhe vizion që të gëzohen frutat e betejave ndër histori. Kujtimi për betejat e vjetra të cilat na kanë sjellë deri këtu ku gjendemi tani, le të jetë përkujtues dhe mësuesi ynë për betejat e reja të përditshme të cilat i bëjmë në jetë bashkë dhe në unitet si qytetarë të një shteti bashkëkohor, demokratik, të avancuar dhe të sigurt të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Të dashur qytetarë, Ju uroj një ditë të bukur festive, të kaluar në rrethin e njerëzve të afërm dhe të dashur. Urime 23 Tetori!", ka thënë Xhaferi.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR