• e enjte, 26 dhjetor 2024

Xhaferi - Begaj: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë të përkushtuara për integrimet euroatlantike

Xhaferi - Begaj: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë të përkushtuara për integrimet euroatlantike

Shkup, 15 prill 2024 (MIA)- Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin ndërkombëtar për gra, paqe dhe siguri në Prishtinë, Republika e Kosovës, realizoi takim me presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.

Siç informon Pres shërbimi qeveritar në takim është shprehur kënaqësi për dialogun e vazhdueshëm politik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, si dhe zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve.

“Bashkëbiseduesit e theksuan përkushtimin e të dyja palëve për marrëdhënie të mira fqinjësore. Kryeministri Xhaferi dhe Presidenti Begaj, theksuan në takim se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, si aleatë në NATO, janë të gatshme për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë, me qëllim të një kontributi më aktiv në prosperitetin, stabilitetin dhe sigurinë e rajonit dhe të komunitetit euroatlantik”, thuhet në kumtesë.

Në takim u këmbyen opinione edhe për integrimet evropiane, si dhe për vazhdimin e proceseve reformuese në të dyja shtetet. 

Foto: Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR