• e diel, 24 nëntor 2024

Xhaferaj: Publikimi i të dhënave për SHISH është një skandal i madh, papërgjegjshmëri totale e qeverisë

Xhaferaj: Publikimi i të dhënave për SHISH është një skandal i madh, papërgjegjshmëri totale e qeverisë
Tiranë, 3 nëntor 2022 (MIA) - Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë dhe deputeti i Komisionit të Sigurisë, Ferdinand Xhaferaj, të dhënat e publikuara nga hakerët iranianë për punonjësit e shërbimit sekret shqiptar, SHISH, i vlerësoi si "një skandal i madh edhe papërgjegjshmëri totale e qeverisë”.
"Kësaj radhe jemi të gjithë të pasigurt, këtë herë është shumë më shqetësuese se të dhënat e tjera të publikuara. Besohej se hakerët nuk kishin arritur të depërtonin në SHISH apo Ministrinë e Mbrojtjes, por publikimi i këtyre të dhënave tregoi të kundërtën. Ende nuk kemi një qëndrim zyrtar të qeverisë për të informuar opinionin se çfarë ka ndodhur dhe si po e përcjell problemin deri më tani. Papërgjegjësi totale e qeverisë, tha Xhaferaj për abcnews.al.
Sipas tij, janë publikuar informacione tepër sekrete, si dhe emrat e të gjithë zinxhirit komandues të shërbimit.
"Skandali do të kishte qenë më i madh nëse do të futeshin emrat e bashkëpunëtorëve, por duket se ky është informacion i përpunuar. Ata kanë depërtuar në disa nivele, por nuk besoj se kanë depërtuar në nivelin e bashkëpunëtorëve, që është informacion shumë i ndjeshëm, i cili mbrohet edhe nga partnerët, vlerëson ai.
Ai shton se “informacioni që është publikuar është informacion i përpunuar, jo bruto”.
Hakerët e grupit iranian "Drejtësia e atdheut" publikuan një listë me emra, adresa emaili dhe numra telefoni të rreth 600 punonjësve të shërbimit sekret shqiptar, SHISH.
Ata publikuan më parë të dhëna për oficerin e parë të inteligjencës, Helidon Bendo, ndër të tjera edhe datat e daljes dhe hyrjes nga sistemi TIMS. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR