• e premte, 27 dhjetor 2024

Xhaçka: Ndryshimet kushtetuese duhet të bëhen, të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm se kështu do të hapet rruga e integrimit evropian

Xhaçka: Ndryshimet kushtetuese duhet të bëhen, të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm se kështu do të hapet rruga e integrimit evropian

Shkup, 27 mars 2023 (MIA) - Ndërgjegjësimi më i madh për Bashkimin Evropian krijon një mundësi historike që të gjithë ne të jemi brenda BE-së në vitin 2030. Nëse do ta përdorim atë shans apo do ta përsërisim atë që na ndodhi 15 vjet më parë si me Greqinë, mbetet në duart tona. Se a do të izolohemi apo do të jemi pjesë e këtij treni të shpejtë që na çon direkt në Bruksel, është vendim i çdo deputeti në Kuvend, tha ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, duke iu përgjigjur një pyetjeje në konferencën e sotme të përbashkët për shtyp me Ministren e Evropës dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka.

Sipas tij, nuk është e drejtë të kërkojmë nga Shqipëria, nëse nuk arrijmë të bëjmë ndryshimet kushtetuese, të ndalet dhe të mos vazhdojë, pasi siç tha ai, procesi është individual dhe bazohet në meritokracinë e secilit vend veç e veç.

Ministrja shqiptare Xhaçka theksoi gjithashtu se duhet të bëhen ndryshimet kushtetuese dhe të ndërgjegjësohen të gjithë aktorët politikë.

"Mendoj se duhet të bëhen ndryshimet kushtetuese dhe të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm se me një veprim të tillë do të hapet rruga e integrimeve dhe për sa na përket ne jemi krah për krah dhe të koordinuar në këtë proces dhe është shumë e rëndësishme sepse ky është një moment që ka një dinamikë të re duke pasur parasysh faktin se BE-ja është më e vetëdijshme për nevojat për investime në rajonin tonë dhe më e vetëdijshme se sa i lidhur është i gjithë procesi i zgjerimit. Është e rëndësishme për të gjithë aktorët politikë që ky është një moment që nuk duhet humbur, ka një mundësi për të ecur më shpejt në këtë rrugë dhe këtë proces dhe nëse dikush qëndron prapa, do të qëndrojë prapa në disavantazh për qytetarët e tij, prandaj kjo çështje nuk duhet të lejohet", theksoi Xhaçka. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR