• e enjte, 26 dhjetor 2024

"X" do të heqë titullin nga linqet e lajmeve

Los Anxheles, 23 gusht 2023 (MIA) – Platforma “X” (Tuiter) do të heqë titujt nga linqet e lajmeve që publikohen në këtë rrjet social. Me këtë, pronari i saj Elon Musk dëshiron të inkurajojë gazetarët që të publikojnë artikuj direkt në platformë.

Sipas portalit të biznesit “Fortune”, në të ardhmen artikujt do të shfaqen para përdoruesve të “X” vetëm me foton e kopertinës dhe adresën URL. Përdoruesi-publikuesi do të duhet vetë të shtojë një përshkrim mbi postimin.

Linqet e lajmeve shfaqen aktualisht në faqen kryesore "X" përpara përdoruesve si "karta" që përmbajnë një imazh, URL-në e burimit dhe një titull të shkurtuar. Një formë e tillë e postimit, sipas ekspertëve, ndihmon në tërheqjen e më shumë hapjeve të lajmeve dhe sjell më shumë lexues në internet-faqet dhe portalet e jashtme. ls/

Foto: "X" (Tuiter)

 

QËNDRONI TË LIDHUR