• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Vujçiq për MIA-n: Baza e suksesit të negociatave me BE-në është konsensusi politik

Vujçiq për MIA-n: Baza e suksesit të negociatave me BE-në është konsensusi politik

Shkup, 22 korrik 2023 (MIA) - Baza për suksesin e negociatave me Bashkimin Evropian është konsensusi politik, thotë në një intervistë për MIA-n, Boris Vujçiq, guvernator i Bankës Popullore kroate dhe ish-zëvendëskryenegociator i Kroacisë me BE-në.

"Ne u përpoqëm që në fillim ta kishim atë konsensus politik në atë mënyrë që të përfshiheshin aktivisht të gjitha pjesët e shoqërisë, politikisht - si pozita ashtu edhe opozita, përmes mekanizmit mbikëqyrës të negociatave, i cili ishte parlamentar, dhe gjithashtu në fillim u përfshinë edhe sipërmarrësit - shoqata e sipërmarrësve, sindikatat dhe pjesët e shoqërisë civile që supozohej të ofronin mbështetje për atë proces".

Vujçiq për MIA-n thekson se është shumë e rëndësishme që nga fillimi të përfshihen plotësisht të gjitha palët e interesuara, në mënyrë që nëse ka ndryshim të qeverisë, pasi që negociatat zgjasin shumë, ai proces të mos ngadalësohet.

E gjithë intervista së bashku me video-materialin do të publikohet nesër. qa/shk/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR