• e premte, 08 nëntor 2024

Vuçiq: Paga mesatare në Serbi është 855 euro

Vuçiq: Paga mesatare në Serbi është 855 euro

Beograd, 25 korrik 2024 (MIA) - Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq deklaroi se për herë të parë në vend paga mesatare e ka tejkaluar shumën prej 100.000 dinarë gjegjësisht 855 euro dhe vlerësoi se vendi është në rrugë të shkëlqyer, njofton korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

Në një video porosi të publikuar në Instagram, Vuçiq ka thënë se ka marrë të dhëna për pagat mesatare për muajin maj dhe se paga mesatare në kryeqytet është më shumë se 1.000 euro.

"Në Beograd paga mesatare është 1.075 euro, në Novi Sad 982 euro, në Nish 813 euro dhe po i afrohet mesatares", deklaroi presidenti i Serbisë.

Ai shtoi se paga mesatare në Bor është 1.025 euro dhe se kjo e dhënë tregon se "investimet e mira dhe politikat vizionare japin rezultate".

Ai përsëriti se paga mesatare në vitin 2027 do të jetë 1.400 euro, ndërsa pensioni do të jetë 650 euro dhe u bëri thirrje qytetarëve që ta ndihmojnë në arritjen e këtij qëllimi. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR