• e enjte, 26 dhjetor 2024

Vuçiq nga Beogradi: Takim i shkurtër me miqtë Orban dhe Kovaçevski

Vuçiq nga Beogradi: Takim i shkurtër me miqtë Orban dhe Kovaçevski

Beograd, 5 tetor 2023 (MIA) - Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas mbërritjes në Samitin e Komunitetit politik evropian në Granadë, deklaroi se pret bisedime të vështira, si dhe se do të ketë takime dypalëshe, raportoi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi. 

Ai ka realizuar edhe takime të përbashkëta me kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe të Hungarisë, Dimitar Kovaçevski dhe Viktor Orban. 

"Takim i shkurtër me miqt Orban dhe Kovaçevski para fillimi të Samitit, në të cilin do të bisedohet për tema të shumta të rëndësishme për Evropën e sotme dhe, shpresojmë, për Ballkanin Perëndimor", ka shkruar Vuçiq në një fotografi të publikuar në llogarinë në Instagram “buduçnostsrbijeav”.

Në Granadë sot ka filluar Samiti i Komunitetit politik evropian në të cilin liderët e 44 vendeve do të bisedojnë për sigurinë, energjetikën dhe çështje tjera në interes të të gjithë kontinentit. 

Kryetari i Këshillit evropian, Sharl Mishel njoftoi se në Samit mund të ketë edhe takime joformale të liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor për situatën në Kosovë. qa/ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR