Vritet një emigrant në Gjevgjeli
- Mëngjesin e sotëm rreth orës 06:20 në Gjevgjeli, në afërsi të Kazermës, ësht[ vrarë një migrant pasi një polic ka shtënë me armë zjarri pas tentimit të njërit prej kontrabandistëve të emigrantëve t'ia marrë pistoletën.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 13:58, 19 prill, 2023
Gjevgjeli, 19 prill 2023 (MIA) - Mëngjesin e sotëm rreth orës 06:20 në Gjevgjeli, në afërsi të Kazermës, ësht[ vrarë një migrant pasi një polic ka shtënë me armë zjarri pas tentimit të njërit prej kontrabandistëve të emigrantëve t'ia marrë pistoletën.
Lajmin për MIA-n e ka konfirmuar zëdhënësja e SPB, Aleksandra Trajanova.
"Nga ana e nëpunësve të policisë janë vërejtur një automjet pasagjerësh tip “mercedes”, i drejtuar nga K. J. (26) dhe mjeti motorik për pasagjerëve “ford fokus”, i drejtuar nga S.B. (51), të dy nga Shkupi, në të cilat janë transportuar ilegalisht emigrantë. Automjetet janë ndalur nga nëpunësit e policisë, pas së cilës shoferët dhe emigrantët kanë tentuar të arratisen, ndërsa në këtë rast K.J. ka sulmuar fizikisht një nëpunës të policisë duke tentuar t'i marrë pistoletën. Në këtë rast, nëpunësi i plicisë ka ka shtënë nga pistoletazyrtare dhe ka qëlluar njërin nga emigrantët, i cili mnjëherë është dërguar me autojetin e policisë në objektin e Ndihmës së Shpejtë për ofrim të ndihmës mjekësore ku edhe ka ndërruar jetë”, informoi Trajanova.
Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik dhe Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Penale dhe Standarde Profesionale për zbardhjen e rastit.
Në vendi e ngjarjes është kyer inspektim PTHP Gjevgjeli dhe pas zgjidhjes së rastit do të dorëzohen parashtresat përkatëse. ar/
Foto: Arkivi i MIA-s