• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Vrasje e dyfishtë në Stajkovc të Shkupit, i dyshuari është vëllai i njërës prej viktimave dhe është hospitalizuar

Vrasje e dyfishtë në Stajkovc të Shkupit, i dyshuari është vëllai i njërës prej viktimave dhe është hospitalizuar

Shkup, 14 maj 2024 (MIA) - Vrasje e dyfishtë ka ndodhur sot në fshatin Stajkovc të Shkupit, ndërsa autori i dyshuar me lëndime është shtruar në spital, konfirmon Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).

Në SPB Shkup në orën 12:30 është denoncuar se në fshatin Stajkovc, në tarracën dhe shkallët e shtëpisë me lëndime në kokë janë gjetur V.K (64) dhe nusja e tij SK (57).

Mjeku i Ndihmës së shpejtë në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e gruas S.K., ndërsa V.K. me lëndime është transportuar në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” ku ka ndërruar jetë në orën 14.

I dyshuar është L.K (67), vëllai i V.K. që siç informon MPB, ka pasur probleme shëndetësore. Të i njëjti janë gjetur plagë me thikë nga policët e Stacionit policor Gazi Babë dhe Njësitit policor për intervenim në SPB Shkup.

L.K. është transferuar për ndihmë në Klinikën universitare për sëmundje kirurgjike “Sh. Naumi i Ohrit Shkup”.

Drejtori i klinikës, dr. Luben Arsenkov për MIA-n ka konfirmuar se bëhet fjalë për pacient të shtruar në spital të moshës rreth 70-vjeçare me prerje dhe lëndime sipërfaqësore në pjesën e përparme të krahut të majtë të kraharorit dhe kokës.

Ministria e Punëve të Brendshme po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit. 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR