• e enjte, 26 dhjetor 2024

Vrasja e Vanjës ka karakter të traumës kolektive, mediat të raportojnë me vëmendje, rekomandojnë Serafimovska dhe Markoviq

Vrasja e Vanjës ka karakter të traumës kolektive, mediat të raportojnë me vëmendje, rekomandojnë Serafimovska dhe Markoviq

Shkup, 5 dhjetor 2023 (MIA) - Përveç respektimit të standardeve gazetareske gjatë raportimit për ngjarjen sa i përket rrëmbimit dhe vrasjes së fëmijës, mediat është e domosdoshme të jenë koshient se kjo ngjarje ka karakter të traumës kolektive, të cilën e ndjejnë të gjithë qytetarët në këtë vend, thonë profesorët e shkencave të komunikmit, dr. Eleonora Serafimovska dhe dr. Mariana Markoviq, sepse, siç theksojnë në rekomandimet e hartuara në media, është vrarë një fëmijë ku në organizim të ngjarjes është edhe njëri prind.    

Disa nga të të dyshuarit kanë qenë edhe nga strukturat politike, të cilët kanë krijuar politika në vend dhe me vite të tëra i shfaqin qëndrimet e tyre politike dhe kanë numër të madh të ndjekës në rrjetet sociale, qëndron në rekomandimet, të cilët i ka publikuar Instituti për hulumtime sociologjiike dhe politiko-juridike- USHCM Shkup. 

"Një pjesë e madhe e mediave i respektojnë rregullat për raportim në kushte të pengmarrjes dhe vrasjes së një fëmije. Megjithatë, për ruajtje të shëndetit mendor të qytetarëve, sidomos është me rëndësi që mediat të mbahen kryesisht në fakte të besueshme për atë që ka ndodh, të mos spekulohet me asnjë aspekt për atë që të ka ndodh derisa nuk zbardhën tërësisht të gjitha aspektet nga kjo ngjarje, të mos përdorin fjalë që mund të shkaktojnë ose thellojnë emocione dhe gjendje të caktuara negative dhe të pakëndshme", thuhet në rekomandime.

Rekomandohet që edhe ngjarjen të mos e ndërlidhin me çfarëdo dimensione politike derisa nuk zbardhen deri në fund motivet e autorit, por edhe të jenë në mënyrë të veçantë të ndjeshëm për kategoritë siç janë fëmijët, prindëri, nëna, babai, familja, shokët, shkolla. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR