• e premte, 27 dhjetor 2024

Vozitja e pakujdesshme në Kodin e propozuar penal konsiderohet vepër penale

Vozitja e pakujdesshme në Kodin e propozuar penal konsiderohet vepër penale
Shkup, 7 gusht 2022 (MIA) – Nëse vozisni nën ndikim të alkoolit me koncentrim prej së paku 1,50 g/promila në gjak, ose vozisni nën ndikim të drogës, substancave psikotrope ose prekursorëve, ose vozisni në drejtim të ndaluar, tejkaloni kolonë të automjeteve në vend që nuk ka shikueshmëri të mirë ose vozisni me shpejtësi që tejkalon 70 kilometra në orë mbi shpejtësinë e lejuar, në përputhje me nenin 403 në propozim tekstin e Kodit penal, do të paraqesë drejtim të pakujdesshëm të automjetit motorik dhe do të konsiderohet vepër penale. “Pjesëmarrësi në komunikacionin publik i cili në mënyrë të pakujdesshme u përmbahet rregullave për siguri në komunikacion dhe me këtë do të rrezikojë komunikacionin publik duke drejtuar në gjendje të paaftë për vozitje të shkaktuar me përdorimin e alkoolit në koncentrim prej së paku 1,50 g/promila në gjak, drogë, substanca psikotrope ose prekursorë, duke vozitur në drejtim të ndaluar, duke tejkaluar kolonë të automjeteve që nuk ka shikueshmëri të mirë ose duke vozitur me shpejtësi që tejkalon 70 km në orë mbi shpejtësinë e lejuar do të shkaktojë rrezik për jetën ose trupin e njerëzve do të dënohet me gjobë ose burg deri tre vite", parashikon neni i ri 403 nga Kodi i propozuar penal. Nga Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut për MIA-n sqarojnë se një pjesë e veprimeve që paraprakisht janë dënuar për kundërvajtje tani do të ngrihen në nivel të veprës penale. “Bëhet fjalë për përgjegjësi penale në rastet e përmendura madje edhe nëse nuk ka pasojë të drejtpërdrejtë të dëmshme – aksident të shkaktuar të komunikacionit. Me këtë praktikisht një pjesë e veprimeve që paraprakisht janë dënuar me kundërvajtje tani do të ngrihen në nivel të veprës penale", theksojnë nga PP-ja. Prej atje shprehen se nëse ligji miratohet në formën e propozuar, Prokuroria Publike do t’i zbatojë zgjidhjet e reja ligjore. A do t’i shërbejë ky neni i ri me të vërtetë qëllimit dhe do të kontribuojë për rritjen e vetëdijes te vozitësit në vend janë pyetje për të cilat MIA kërkoi përgjigje nga bashkëbisedues që janë kompetentë për këtë problematikë. Ky nen është një nga risitë në Kodin e propozuar penal, që tashmë është publikuar në ENER, ndërsa siç paralajmëroi ministri i Drejtësisë Nikolla Tupançevski, pas debatit të gjerë për të, duhet të miratohet deri në fund të vitit. Zbatim i përpiktë i ligjeve dhe sistem i shpejtë dhe efikas për siguri të rritur në komunikacion Avokati Amar Ejup shprehet se elementi më i rëndësishëm në veprat penale që janë të lidhura me komunikacionin publik është zbatimi konsekuent i neneve në ligjet nga të gjitha institucionet e involvuara, si dhe sistem më të shpejtë dhe më efikas gjyqësor, që do të miratojë aktgjykime në kohë të arsyeshme. “Për mua në praktikë elementi më i rëndësishëm në këto vepra penale që janë kundër komunikacionit publik dhe sigurisë është zbatimi i përpiktë i neneve. Edhe neni i vjetër jo se ishte aq i pazbatueshëm ose i shkruar keq, por zbatimi i përpiktë nga MPB-ja, nga policia e trafikut, e ekspertizës, si dhe zbatimi i përpiktë në raport me pikëpamja penologjike, respektivisht dukshëm nga penologjia, edhe neni paraprak edhe neni i tanishëm parashikojnë dënime të njëjtë, pra deri tre vite dënim me burg. Por, sipas mendimit tim, duhet të kenë veprim parandalues, për arsye se kur do të kryhen veprat e tyre penale më nuk mund të evitohen, jo me kërcënime të dënimeve të larta, por me informim publik të njerëzve se komunikacioni publik është mjet, e mirë e përgjithshme, e jo tërbim”, deklaroi për MIA-n, avokati Amar Ejup. Sipas tij, zbatimi i përpiktë i ligjit do të sjellë më shumë rezultate për arsye se, siç bën të ditur, ka situata në të cilat vizita e pakujdesshme është dëm i shkaktuar material, autorit i shqiptohen dënime më të rënda siç është dënimi me kusht. “Për arsye se njeriu si qendër e universumit duhet të vlerësohet më shumë, për arsye se jeta e tij dhe integriteti i tij trupor për shoqërinë tonë është shumë më i rëndësishëm sesa prona”, potencoi Ejupi. Krahasuar me rastet e mëparshme në shembujt me publikimit të vozitjes së shpejtë nëpër rrjetet sociale dhe kundërvajtjet e ngjashme ku ushtruesit e këtyre veprimtarive nuk dënohen ose marrin shumë dënime të ulëta, shprehet se nga MPB-ja duhet të kenë kushte më të mira për detektimin e këtyre kundërvajtjeve dhe t’i dënojnë në mënyrë përkatëse autorët, por edhe duhet ët ndryshohen edhe ligje të tjera dhe normativa ligjore. “Këtu duhet të ndryshohen disa ligje të tjera dhe normativa ligjore, si për shembull ligji për siguri në komunikacion dhe rrugë, si dhe ligji për kundërvajtje kë në këto situata kryesisht parashikohet dënim me para ose gjobë për heqjen e patentës së shoferit. Por, sërish do të them, efikasiteti i ligjit është në zbatimin konsekuent të ligjit, për arsye se nëse kundërvajtja është kryer sivjet, personi që ka kryer veprën penale do të bartë pasojat pas një viti ose dy vitesh, nëse dënimi e mbërrin pak më shpejtë dhe në mënyrë më efikase, por flas nëse i gjithë sistemi gjyqësor është më efikas mendoj se edhe rezultatet do të jenë shumë më të shpejta dhe më efikase në raport me vozitjen e tillë në komunikacion”, theksoi Ejupi. Kombinim i masave represive dhe parandaluese mënyra më e mirë për të nxitur respektimin e rregullave Kjo zgjidhje është propozuar sipas shembullit të Kodit penal në Kroaci, që është në fuqi nga viti 2011. Neni 226 nga Kodi penal kroat është thuajse i njëjtë me propozim ligjin tonë, me atë që në pjesën e shpejtësisë është më rigoroz dhe lejon më së shumti deri 50 kilometra në orë mbi shpejtësinë e lejuar. Zëdhënësit i KRSKRR, Dejan Andonoviq për MIA-n theksoi se të gjitha këto risi që vijnë do të avancojnë pjesëmarrjen e sigurt në komunikacionin. “Edhe pa këtë risi dihet se nëse vozisni më shpejtë sesa është e lejuar, drejtoni automjet motorik nën ndikimin e alkoolit ose nuk respektoni sinjalizimin e përcaktuar të komunikacionit kjo quhet vozitje e pakujdesshme. Konsiderojmë se të gjitha këto risi të cilat vijnë do ta avancojnë, të themi në njëfarë mënyrë, pjesëmarrjen e sigurt në komunikacion”, shprehet Andonoviq. Në raport me pyetjen lidhur me fushatën e KRSKRR-së për rritjen e vetëdijes së qytetarëve dhe nëse pikërisht fushatat, ose nga ana tjetër dënimet kanë ndikim më të madh në këtë drejtim, Andonoviqi u përgjigj se një kombinim i masave represive dhe parandaluese japin suksesin më të mirë në respektimin e rregullave dhe rregulloreve të përcaktuara. “Në parim është treguar se vetëm masa represive ose vetëm masa parandaluese nuk japin rezultate të mëdha. Një kombinim i masave represive dhe parandaluese japin suksesin më të mirë te qytetarët për t’i respektuar rregullat dhe rregullore e përcaktuara. Me fushata pozitive shkojnë drejt pozitives, dhe kuptohet tentojmë që përmes tyre ta ngremë vetëdijen publike dhe kulturës në komunikacion te qytetarët tanë dhe pjesëmarrësit në komunikacion, meqë është shumë e rëndësishme të ngrihet vetëdija publike. Dihet se çfarë guxohet dhe çfarë nuk guxohet, e kjo që nuk dimë për këtë kemi ligje, rregulla dhe rregullore të përcaktuara. Çdo shkelje e këtyre rregullave dhe rregulloreve do të thotë se vetëdija nuk është ngritur mjaftueshëm”, sqaroi ai. Derisa në raport me fushatën për sigurim më të madhe të cilat si KRSKRR i zbatojnë në periudha të ndryshme të vitit, tha se sipas statistikave temperaturat e larta gjatë periudhave verore janë shumë më të rrezikshme për pjesëmarrje në komunikacion. “Është shumë e rëndësishme që t’u tregojmë qytetarëve se nuk janë vetëm kushtet dimërore të rrezikshme për pjesëmarrje në komunikacion. Shikuar në aspektin statistikor, periudhat verore dhe këto temperatura të larta, janë shumë më të rrezikshme për pjesëmarrje në komunikacion. Tani jemi dëshmitarë të temperaturave të larta, frekuencës së rritur në komunikacion për shkak të pushimeve vjetore dhe si rrjedhojë çdo vit në këtë kohë e zbatojmë atë fushatë verore”, thekson ai. Thirrjet janë të qarta, potencoi Andonoviq, u bëjmë thirrje së parë qytetarëve që nisen në destinacione më të gjata të vozisin vetëm dy orë, të pushojnë gjysmë orë, të pinë pije të freskët, të kenë gjithmonë ujë të ftohtë në automjetin ku udhëtojnë, pra nuk është e thënë të nguteni nëse shkoni në destinacion më të largët, respektoni rregullat dhe rregulloret e përcaktuara, shikoni kushtet në rrugë. “Por, edhe keni kujdes me temperaturat e larta, sot shumica e automjeteve kanë kondicioner, por nëse aty është 20 gradë celsiusë, ndërsa jashtë është 40, kur të dilni përnjëherë mund të vjen deri te njëfarë efekt i padëshiruar shëndetësor”, nënvizoi Andoviqi. Nga kjo risi MPB-ja pret përmirësimin e sigurisë së përgjithshme në komunikacionin rrugor Nga Ministria e Punëve të Brendshme shprehen se me nenin e përmendur 403 nga propozim teksti i Kodit të ri penal pritet përmirësim i sigurisë së përgjithshme në komunikacionin rrugor si në planin represiv, ashtu edhe në atë parandalues. “Neni i përmendura 403 nga propozim teksti i Kodit të ri penal, i cili si risi e përcakton dhe rregullon drejtimin e pakujdesshëm të automjetit motorik, në praktikë do të paraqiste rikualifikim të kundërvajtjeve të përmendura në veprat penale dhe me të njëjtin pritet përmirësim i sigurisë së përgjithshme në komunikacionin rrugor, si në planin represiv ashtu edhe në atë parandalues që do të kontribuonte në uljen e numrit të aksidenteve të trafikut”, sqarojnë nga MPB-ja për MIA-n. Sipas të dhënave të MPB-së për aksidente rrugore që kanë përfunduar me persona të vdekur, në vitin 2017 në 137 aksidente rrugore kanë humbur jetën 155 persona, në vitin 2018 nga 118 aksidente rrugore kanë humbur jetën 133 persona, më 2019 ka 132 të vdekur në 109 aksidente, duke përfshirë edhe 15 personat që humbën jetën në aksidentin rrugor në autostradën Shkup-Tetovë në fsh. Llaskarcë, në vitin 2020 prej 115 aksidenteve, jetën e kanë humbur 125 persona, ndërsa në vitin 2021 nga 106 aksidente me pasoja fatale humbën jetën 116 persona. Sipas të dhënave për aksidentet rrugore që kanë përfunduar me persona të lënduar, në vitin 2017 në 3.882 aksidente, janë lënduar 6224 persona, në vitin 2018 në 3.662 aksident janë lënduar 5.860 persona, në vitin 2019 në 3.124 aksidente janë lënduar 5.164 persona, në vitin 2020 në 3.581 aksidente janë lënduar 5.741 persona, ndërsa në vitin 2021 në 3.963 aksidente, 6.659 persona kanë përfunduar me lëndime. Si faktorë më të shpeshtë për aksidente të komunikacionit, sipas të dhënave të MPB-së deri në vitin 2021, në 10 vitet e fundit në vendin e parë është vozitja e shpejtë, më pas vijojnë mosrespektimi i rregullave për përparësinë e kalimit, mosmbajtjen e anës dhe drejtimit të lëvizjes, lëvizjes dhe kthimit të parregullt, si dhe drejtimi nën ndikimin e alkoolit. Haris Sulejman Foto: Frosina Naskoviq Video: Asllan Vishko https://www.youtube.com/watch?v=eHRiclbKxFQ

QËNDRONI TË LIDHUR