• e premte, 27 dhjetor 2024

Votojnë të sëmurët dhe personat e pafuqishëm në Kumanovë, Likovë dhe Nagoriçan të Vjetër

Votojnë të sëmurët dhe personat e pafuqishëm në Kumanovë, Likovë dhe Nagoriçan të Vjetër

Kumanovë, 7 maj 2024 (MIA ) - Në Kumanovë sot votojnë 420 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm, informojnë nga Komisioni komunal zgjedhor (KKZ) Kumanovë. 

"Janë paraqitur 450 kërkesa, 30 janë refuzuar, 420 sot votojnë. Në mëngjes ka filluar edhe votimi në institucionet ndëshkuese-përmirësuese burgu Kshanje Kumanovë ku votojnë 127 të burgosur", deklaroi kryetarja e KKZ-së, Elizabeta Stojkovska. 

Në Likovë, sipas të dhënave të kryetares së KKZ-së, Ajshe Demiri votojnë 500 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm. 

Në Nagoriçan të vjetër, informon kryetari i KKZ-së, Marjan Dailovski votojnë gjithsej 14 të sëmurë dhe persona të pafuqishëm. 

Në Kumanovë në zgjedhjet e nesërme, sipas të dhënave të KKZ-së të drejtë vote për zgjedhjet presidenciale kanë 93.508, ndërsa për ato parlamentare 93.635 votues të cilët votojnë në 167 vendvotime.  

Në Likovë, për zgjedhjet presidenciale janë evidentuar 26.030 votues, për parlamentaret 26.024 votues të cilët votojnë në 36 vendvotime, kumtojnë nga KKZ Likovë. 

Në Nagoriçan të vjetër ka 3.043 votues për presidencialet, ndërsa për parlamentaret 3.046 të cilët votojnë në 38 vendvotime prej të cilëve dy janë të bashkuar, gjegjësisht shërbehen nga 36 këshilla zgjedhor. qa/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR