• e premte, 27 dhjetor 2024

Votohet Qeveria e re e Republikës së Maqedonisë së Veriut

Votohet Qeveria e re e Republikës së Maqedonisë së Veriut
Shkup, 16 janar 2022 (MIA)- Me 62 vota “për”, 46 “kundër” dhe asnjë të përmbajtur sonte para mesnate në Kuvend është zgjedhur Qeveria e re e Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilën do ta udhëheq kryeministri Dimitar Kovaçevski. Ky kabinet qeveritar i udhëhequr nga LSDM do të ketë një anëtar më shumë nga ai paraprak- ministër pa resor për diasporën, vend që i përket Alternativës. Kovaçevski do të ketë katër zëvendëskryeministra, Artan Grubi (BDI)- zëvendëskryeministër i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive, Sllavica Gërkovska (LSDM)- zëvendëskryeministre për Luftë kundër krimit dhe korrupsionit, Bojan Mariçiq (LSDM)- zëvendëskryeministër për Çështje evropiane dhe Fatmir Bytyqi (LSDM)- zëvendëskryeministër për Çështje ekonomike. Për anëtarë të Qeverisë janë zgjedhur: Oliver Spasovski (LSDM) - ministër i Punëve të Brendshme, Sllavjanka Petrovska (LSDM) – ministre e Mbrojtjes, Nikolla Tupançevski (propozim nga LSDM) - ministër i Drejtësisë, Bllagoj Boçvarski (LSDM) – ministër për Transport dhe Lidhje, Lupço Nikollovski (LSDM) - ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Jovana Trençevska (LSDM) - ministre për Punë dhe Politikë Sociale, Bisera Kostadinovska -Stojçevska (LSDM) - ministre e Kulturës, pastaj Goran Milevski (PLD) - ministër i Pushtetit Lokal, Bekim Sali nga Alternativa - ministër i Shëndetësisë, Jeton Shaqiri (BDI) - ministër i Arsimit dhe Shkencës, Bujar Osmani (BDI) - ministër i Punëve të Jashtme, Fatmir Besimi (BDI) - ministër i Financave, Kreshnik Bekteshi (BDI)- ministër i Ekonomisë, Naser Nuredini (BDI) - ministër i Mjedisit Jetësor, Admirim Aliti nga Alternativa- ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratë dhe Xhemail Çupi nga Alternativa - ministër pa resor përgjegjës për diasporën. fab/  

QËNDRONI TË LIDHUR