• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Votohen ndyshimet e Ligjit për pushtetin lokal, u.d. kryetarë komunash në tre komuna deri në zgjedhjet lokale

Votohen ndyshimet e Ligjit për pushtetin lokal, u.d. kryetarë komunash në tre komuna deri në zgjedhjet lokale

Shkup, 24 shtator 2024 (MIA) - Kuvendi me 83 vota "pro" dhe 17 "kundër" sot e ka miratuar Ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për pushtetin lokal, me procedurë të shkurtuar. Me ndryshimet parashikohet që ushtruesi i detyrës kryetar i komunës, ku me forcën e ligjit i ka përfunduar mandati i kryetarëve të zgjedhur ta mund ta kryejnë këtë funksion deri në zgjedhjen e njeriut të parë të komunës. Pas zgjedhjeve parlamentare në vend dhe zgjedhjes së ministrave dhe deputetëve, u.d. kryetarë të komunave ka në Komunat Aerodrom, Gostivar dhje Saraj.

Deputeti Blerim Bexheti në seancën e sotme theksoi se shkaku për të cilin Fronti Evropian do t'i mbështesë ndryshimet janë që të mos i mundojnë qytetarët që të votojnë dhe të mos shpenzohen mjete financiare shtesë.

"Të mos i mundojmë qytetarët për të votuar, duke qenë se zgjedhjet duhet të mbahen para Vitit të Ri dhe kanë mbetur më pak se dhjetë muaj deri në mandatin e tyre dhe duke pasur parasysh se kemi kontestim në aspektin kombëtar për legjitimitetin, ndryshimet kushtetuese që nuk përmenden askund. Natyrisht, edhe nëse nuk shpenzojmë mjete shtesë, ato mund të përdoren për kopshte, shkolla dhe shumë amendamente që i propozuam në ribalancim dhe në buxhetin që do të vijojë, besoj se ato mjete do të shpenzohen për të mirën e qytetarëve", theksoi Bexheti.

Ndryshimet e Ligjit për pushtetin lokal u miratuan me shumicë prej dy të tretash, ndërsa në Kuvend i propozuan koordinatori i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski dhe deputetët Halil Snopçe nga Vlen dhe Boban Karapejovski nga ZNAM.

Micevski, në elaborimin e nevojës për ndryshime ligjore në përcaktimin e rendit të ditës së seancës së Kuvendit të 14 shtatorit, tha se me ato duhet të mundësohet që të mos ketë zgjedhje për kryetar të ri deri në zgjedhjet e rregullta nëse janë më pak se 12 muaj. Bëhet fjalë për, siç theksoi, një zgjidhje kalimtare që do të jetë e vlefshme vetëm deri në zgjedhjet e ardhshme lokale deri në tetor të vitit të ardhshëm. mb/

Foto: printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR