• e premte, 05 korrik 2024

Votimi i personave të sëmurë dhe të pafuqishëm në dhjetë komunat në Juglindje ka filluar pa probleme

Votimi i personave të sëmurë dhe të pafuqishëm në dhjetë komunat në Juglindje ka filluar pa probleme

Strumicë, 23 pill 2024 (MIA) - Gjithsej 1.547 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm sot votojnë në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në dhjetë komuna në rajonin planor juglindor - Strumicë, Radovish, Vasilevë, Bosilovë, Novosellë, Konçe, Bogdanc, Gjevgjeli, Dojran dhe Vallandovë. Votimi po zhvillohet pa problem dhe sipas Komisioneve Komunale Zgjedhore pritet të përfundojë në orët e pasditës. 

Më shumë persona të sëmurë dhe të pafuqishëm janë paraqitur në Komunën e Strumicës - 356, ndërsa sëbashku me ta votojnë edhe të burgosurit nga burgu i Strumicës. Mëngjesin e sotëm nga ora 07:30 ka filluar marrja e materialit zgjedhor dhe procesi po rrjedh pa probleme. 

 Kryetarët e Komisioneve Komunale Zgjedhore nga komunat e tjera, gjithashtu, njoftojnë se votimi po zhvillohet normalisht dhe pa probleme. 

Në Komunën Novosellë janë paraqitur 299 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm, Bosillovë- 172, Gjevgjeli- 175, Vallandovë- 78, Vasilevë- 186, Radovish- 123, Konçe- 48, Dojran- 44, Bogdanc- 66 votues.

Në listën zgjedhore në dhjetë komuna gjithesj janë paraqitur 147.167 qytetarë me të drejtë vote, të cilët do të votojnë në 273 vend votime. qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR