• e enjte, 26 dhjetor 2024

Vojçehovski: Të sigurohet qëndrueshmëria e agro sektorit, zinxhirë ushqimorë konkurrues dhe administratë e fuqishme

Vojçehovski: Të sigurohet qëndrueshmëria e agro sektorit, zinxhirë ushqimorë konkurrues dhe administratë e fuqishme

 Shkup, 24 shtator 2024 (MIA) - Anëtarësimi në BE nga aspekti i bujqësisë do të sjellë sfida, por edhe shumë mundësi. Duhet të siguroni qëndrueshmëri të sektorit, zinxhirët tuaj të ushqimit duhet të jenë konkurruese në tregun evropian, por edhe në ekonomitë bashkëkohore. Duhet ta përgatisni administratën publike përmes forcimit të kontrollit të strukturave dhe menaxhimit, të sigurohet se ata do të jenë plotësisht në përputhje me parimet e sundimit të ligjit. Këto parime janë shumë të rëndësishme për të menaxhuar me fondet e BE-së, porositi sot eurokomisari i bujqësisë, Janush Vojçehovski. 

 Në fjalimin  në takimin ministror që u mbajt në Shkup, Vojçehovski theksoi se zgjerimi i BE-së është kthyer përsëri në agjendë. 

 "Tani, më shumë se kurrë, duhet të punojmë së bashku, duhet të vazhdojmë me përpjekje të përbashkëta. Udhëzimet politike të Komisionit Evropian tregojnë imperativin moral politik gjeostrategjik për të kompletuar Unionin", theksoi Vojçejovski. 

 

Sipas tij, udhëzimet tregojnë edhe se do të vendoset politika për zgjerimin paraprak me të cilin do të mbulohet edhe siguria e ushqimit. Do të jetë e gatshme, tha eurokomisari, edhe vizioni i ri për bujqësi dhe ushqim, e cila duhet të miratohet në 100 ditët e para të përbërjes së re të Komisionit, që të mundë të sigurohet konkurrenca dhe qëndrueshmëria afatgjate e sektorit të bujqësisë.

 Vojçehovski u përqendrua  edhe në IPARD. Përkujtoi se ky Program është mjet i dobishëm për mbështetje në bujqësi, por, siç nënvizoi, nuk mundet të funksionojë në mënyrë efikase pa administratë të fortë dhe cilësore. 

 Sa i përket ushqimit dhe bujqsisë, vendi, vuri në dukje, duhet të bëjë përpjekje për të harmonizuar legjislacionin me atë evropian për të zbatuar standardet evropiane dhe për të rritur qëndrueshmërinë klimatike si dhe qëndrueshmërinë në bujqësi. 

 Mbledhjen e hapi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski i cili tha se vendi e vlerëson shumë mbështetjen e BE-së. 

 Temat e takimit janë Procesi i Berlinit, reforma e përhershme e Politikës së përbashkët bujqësore të BE-së, ushqimi i sigurt, IPARD dhe bashkëpunimi rajonal. 

 Përmes bisedës, do të merren edhe vendime, njoftoi Tripunovski, për reformat në bujqësi dhe zhvillimin rural. qa/

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR