• e enjte, 26 dhjetor 2024

VMRO-DPMNE-ja hap shtab në rrugën "Maqedonia"

VMRO-DPMNE-ja hap shtab në rrugën

Shkup, 19 prill 2023 (MIA) - Në prani të kryetarit të partisë, Hristijan Mickoski në rrugën "Maqedonia" në Shkup u hap shtabi i Komitetit të qytetit të partisë opozitare, VMRO-DPMNE.

Mickoski deklaroi se ky shtab do të jetë vendi ku banorët e Shkupit mund të vijnë dhe të diskutojnë gjithçka që ata vlerësojnë se VMRO-DPMNE mund ta realizojë.

"Shkupjanët do të kenë mundësi të bisedojnë me kryetarët e komunave nga radhët e VMRO-DPMNE-së, me këshilltarët, me deputetët, me aktivistët e shquar nga radhët e VMRO-DPMNE-së. Dhe gjithçka që do të thonë në ato takime do të jetë pjesë e programit dhe e ambicieve të ardhshme që VMRO-DPMNE si qeveri e ardhshme do t'i realizojë këtu në Shkup", ka thënë Mickoski.

Ai shtoi se pret që shtabi të jetë vendi ku do të festohen fitoret e VMRO-DPMNE-së në zgjedhjet presidenciale, parlamentare dhe lokale.

Kryetari i Komitetit të qytetit të VMRO-DPMNE-së, Bojan Hristovski, tha se bashkë me hapjen e shtabit e fillojnë edhe projektin “Iniciativat për Shkupin”, projekt që do të përfshijë dialogun civil.

"Kjo zyrë do të jetë vendi ku qytetarët do të mund të kenë çdo ditë takime të drejtpërdrejta me të zgjedhurit e popullit. Qytetarët çdo ditë do të kenë mundësi të takohen me anëtarë të këshillave nga komunat dhe Qytetin e Shkupit, përfaqësues të VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit, si dhe do të mund të realizojnë takime të drejtpërdrejta me kryebashkiakët tanë në Shkup si dhe me deputetë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë", deklaroi Hristovski. qa/


QËNDRONI TË LIDHUR