• e shtunë, 23 nëntor 2024

VMRO-DPMNE: Presim mbështetje nga të gjitha partitë politike, ndryshimet në Ligjin për vetëqeverisje lokale janë racionale dhe ulin shpenzimet

VMRO-DPMNE: Presim mbështetje nga të gjitha partitë politike, ndryshimet në Ligjin për vetëqeverisje lokale janë racionale dhe ulin shpenzimet

Shkup, 9 shtator 2024 (MIA) - Ndryshimet në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale janë vendosur si pikë e rendit të ditës për seancën e caktuar për të mërkurën, 11 shtator. Presim mbështetje nga të gjitha partitë politike", deklaroi zëdhënësja e VMRO-DPMNE-së, Marija Miteva.

Lidhur me atë se a është siguruar shumicë prej dy të tretash dhe një shumicë Badenter, Miteva tha se pret mbështetje nga të gjitha partitë, sepse, siç tha ai, ky ligj është racional dhe i zvogëlon shpenzimet.

"Presim që të votohet nevoja për miratimin e këtij ligji, ndërsa menjëherë pas kësaj të respektohen të gjitha procedurat në përputhje me Rregulloren e Punës. Presim mbështetje nga të gjitha partitë politike sepse vlerësojmë se ky ligj është racional dhe i zvogëlon shpenzimet e qytetarëve dhe shtetit", tha Miteva, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve sot në konferencë për shtyp në selinë e VMRO-DPMNE-së.

Propozim-ndryshimet e Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, të cilat u dorëzuan në Kuvend para disa ditësh me procedurë të shkurtuar, kurse propozues janë koordinatorët e grupeve parlamentare të VMRO-DPMNE-së, VLEN-it dhe ZNAM, Nkolla Miceski, Halil Snopçe dhe Goran Karapejovski, mundësojnë u.d. kryetarët aktual të komunave të kryejnë mandatin e tyre deri në zgjedhje e rregullta lokale në tetor të vitit 2024. 

Nëse ligji i propozuar nuk kalon, atëherë sipas zgjidhjes aktuale ligjore në Saraj, Aerodrom dhe Gostivar deri në fund të vitit duhet të mbahen zgjedhje të jashtëzakonshme për zgjedhjen e kryetarëve. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR