• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

VMRO-DPMNE pranon takim të liderëve për datën e zgjedhjeve, për Kodin Zgjedhor dhe për shfuqizimin e Qeverisë teknike

VMRO-DPMNE pranon takim të liderëve për datën e zgjedhjeve, për Kodin Zgjedhor dhe për shfuqizimin e Qeverisë teknike

Shkup, 30 nëntor 2023 (MIA) - Për VMRO-DPMNE-në takimi i liderëve është i pranueshëm për të hënën pas orës 11 ku do të diskutohet për saktësimin përfundimtar të datës së zgjedhjeve, pranimin e vëzhgimeve të OSBE/ODIHR-it, si dhe ofertën për shfuqizimin e qeverisë teknike, në këmbim që të mos ketë kryeministër teknik nga BDI-ja, deklarojnë sot nga partia opozitare.

"Nga mediat mësuam se kryeministri Kovaçevski për të hënën cakton takim lidershipi lidhur me zgjedhjet. Një komunikim i tillë përmes mediave për çështje kaq të rëndësishme është zgjedhja e tij. Është sigurisht e pranueshme një takim lidershipi për të hënën, në të cilin presim të diskutojmë përfundimisht për përcaktimin e datës së zgjedhjeve, pranimin e vëzhgimeve të OSBE/ODIHR-it, si dhe ofertën për shfuqizimin e qeverisë teknike,  në këmbim që të mos ketë kryeministër teknik nga BDI-j, theksojnë nga VMRO-DPMNE.

СДСМ узурпира објектот на МО, кој наместо студентски дом сега е штаб, Заев украде 8 милиони од Глобал, а Ковачевски крие сопствеништво на фирми.

Njëkohësisht, pasi që është vendosur që të komunikohet përmes mediave, partia kërkon që takimi të bëhet pas orës 11:00 të së hënës, pasi siç thonë ata, kryetari i VMRO-DPMNE-së ka mësime me studentët në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike ku punon si profesor i rregullt.

Прес-конференција на високиот претставник на ЕУ за надворешна политика и безбедност и потпретседател на Европската комисија Жозеп Борел и на премиерот Димитар Ковачевски.

 

Kryeministri Dimitar Kovaçevski mbrëmë në konferencën e përbashkët për shtyp me nënkryetarin e KE-së dhe përfaqësues të lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri Zhozep Borell tha se sot do t'u dërgojë ftesë për takim të gjithë kryetarëve të partive politike parlamentare si dhe deri te kryetari i Kuvendit. Si tema të takimit ai vuri në dukje integrimin evropian, zgjedhjet e rregullta presidenciale dhe parlamentare, si dhe ndryshimet në Kodin Zgjedhor në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR. Pak ditë më parë ai tha se formati i takimit do të jetë i njëjtë me atë të mëparshme që u mbajt në Kuvend.

Është e sigurt se zgjedhjet parlamentare të vitit 2024 do të mbahen në maj, ndërsa raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale dy javë më parë. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR