• e shtunë, 23 nëntor 2024

VMRO-DPMNE: Nuk ka arritur paralajmërim për takim me Kovaçevskin, për qeveri teknike do të vendosim javën e ardhshme

VMRO-DPMNE: Nuk ka arritur paralajmërim për takim me Kovaçevskin, për qeveri teknike do të vendosim javën e ardhshme

Shkup, 15 dhjetor 2023 (MIA) - Ende nuk ka arritur paralajmërim për takim me Kovaçevskin, ndërsa vendimi për pjesëmarrje të VMRO-DPMNE-së në qeveri teknike do të sillet javën e ardhshme, informojnë nga VMRO-DPMNE për MIA-n.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot deklaroi se së shpejti do të ketë takim me kryetarin e  VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski për qeveri teknike.

Anëtarë të kryesisë më të lartë të partisë në deklarata të ndryshme për mediume theksuan se VMRO-DPMNE do të vendosë për pjesëmarrje në qeveri teknike, edhe pse ka mendime se nëse nuk bëhen pjesë e asaj qeverie që do ta kryesojë Talat Xhaferi, nuk do të ketë kontroll që do të bëhet, duke shprehur dyshime për keqpërdorime të mundshme zgjedhore.

Kryeministri Kovaçevski, ndërkaq, disa herë theksoi se pjesëmarrja në qeverinë teknike është obligim ligjor i cili del nga Ligji për Qeverinë dhe nga Kodi zgjedhor. ab/

Foo: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR