• e shtunë, 23 nëntor 2024

VMRO-DPMNE: Nga Kovaçevski nuk mund të pritet plan afatgjatë

VMRO-DPMNE: Nga Kovaçevski nuk mund të pritet plan afatgjatë

Shkup, 16 mars 2023

Kovaçevski nuk e fsheh dot nervozizmin. Është kaq evidente në çdo dalje të tij publike, e sidomos në intervistën e sotme. Ky është rezultati i realitetit të rremë që ai paraqet, në të cilin ai vetë nuk beson. Ai mendon se nëse ka blerë një pako makarona me shumë bujë dhe kamera, e di si jetojnë qytetarët. Natyrisht, ai as nuk e njeh dhe as nuk e ndjen inflacionin që ka ngrënë rrogat dhe standardet e qytetarëve. Gjimnastika e tij statistikore nuk mund të zëvendësojë realitetin e hidhur të njerëzve që kanë gjithnjë e më pak para për të përballuar gjërat që mund të kishin blerë 2, 5 apo 10 vjet më parë. Ulja spektakolare e pastave për disa denarë është në disproporcion me rritjen e vazhdueshme të çmimeve që zgjat më shumë se një vit, rritjen e çmimit të rrymës, karburanteve etj.

Publiku as që priste që Kovaçevski të thoshte ndonjë strategji apo plan afatgjatë, sepse siç paralajmëruan shefat e tij në Qeveri, ai është vetëm një zgjidhje e përkohshme në Qeverinë që e mban karrigen e kryeministrit të ri në muajt e ardhshëm.

Plejstejshën politikanin Kovaçevski, si e kanë ndezur ashtu edhe do ta fikin nga Qeveria, duke shtypur një buton, qoftë në Murtino apo në Reçicë të vogël.

 

 
Qendra për komunikime e VMRO-DPMNE-së

______________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore ...

QËNDRONI TË LIDHUR