• e enjte, 26 dhjetor 2024

VMRO-DPMNE: Kryetari i Këshillit të Qytetit të Shkupit është penguar të punojë sipas Rregullores së punës

VMRO-DPMNE: Kryetari i Këshillit të Qytetit të Shkupit është penguar të punojë sipas Rregullores së punës
Shkup, 19 tetor 2022 (MIA) - Kryetarit të Këshillit të Qytetit të Shkupit, Trajko Sllaveski në seancën e sotme iu mohua e drejta për të rregulluar fjalimin e folësve, pretendojnë nga VMRO-DPMNE në opozitë. Sllaveski, siç njofton VMRO-DPMNE, theksoi se butoni që rregullon diskutimin i është dhënë kryetarit të Këshillit që ai të udhëheqë seancën dhe të ndërhyjë nëse nga foltorja bëhen ofendime për baza etnike, kombëtare apo personale. “Ne do ta mbyllim këtë seancë në këtë mënyrë. Ju siguroj se nuk do të filloj një seancë pas përfundimit të këtij sesioni, nëse nuk i kthehen pajisjet që i japin Kryetarit të Këshillit kontroll mbi diskutimet e personave që dalin në foltore”, theksoi Sllaveski. Nga VMRO-DPMNE bëjnë të ditur se në seancën e sotme të Këshillit të Qytetit të Shkupit, kryetarit të Këshillit nuk i është lejuar të punojë në përputhje me Rregulloren e punës. “Pajisjet që janë në kompetencë të Kryetarit të Këshillit apo butoni me të cilin rregullohet diskutimi në kuptimin që nuk ka ofendime dhe të ngjashme menaxhoheshin nga shërbimet e Qytetit. Zëvendësi i Arsovskës, këshilltari nga GROM-i, Aleksandar Trajanovski publikisht e pranoi se Sllaveskit me vetëdije dhe qëllimisht i është hequr kjo e drejtë”, bëjnë të ditur nga VMRO-DPMNE. qa/shk/

QËNDRONI TË LIDHUR