• e enjte, 26 dhjetor 2024

VMRO-DPMNE: Kemi pritur në vend të demantit nga MPB-ja, dorëheqje për shkaqe morale nga Spasovski

VMRO-DPMNE: Kemi pritur në vend të demantit nga MPB-ja, dorëheqje për shkaqe morale nga Spasovski

Shkup, 4 dhjetor 2023 (MIA) - Në vend që MPB-ja të dërgojë komunikata paushale duhet menjëherë të përgjigjet kur Oliver Spasovski ka mësuar për kryerësit e vrasjave makabre dhe nëse kanë fshehur dhe nuk kanë ndërmarë asgjë për shkak të samitit të OSBE-së.

Kështu ka theksuar në komunikatë partia opozitare VMRO-DPMNE, duke shtuar  se dy vrasjet kanë ndodhur në mesditë, me atë auomjet janë shëtitur nëpër rrugët e Shkupit, ndërsa as MPB-ja as Spasovski nuk i ka vërejtur.

"Spasovski në vend që të mbrëmë të dalë menjëherë dhe ta thotë të vërtetën para qyetarëve për këtë akt mizor, dërgoi vetëm një komunikatë të zbehtë dhe ka pritur 24 orë t'i ndihmojnë. A vlen kaq një jetë njerëzore. Çka ka dashur të fsheh Spasovski dhe pse kanë reaguar me aq vonesë", theksohet në komunikatën e VMRO-DPMNE-së. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR