• e shtunë, 23 nëntor 2024

VMRO-DPMNE do të bllokojë zbatimin e Ligjit për amnisti dhe nëse vendoset flamur evropian do të largohet nga puna e Kuvendit

VMRO-DPMNE do të bllokojë zbatimin e Ligjit për amnisti dhe nëse vendoset flamur evropian do të largohet nga puna e Kuvendit

Shkup, 2 tetor 2023 (MIA) - Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski sot realizoi takim me grupin e deputetëve në Kuvendi të udhëhequr nga VMRO-DPMNE dhe koalicioni.

Në takim, informuan nga VMRO-DPMNE, u bisedua për gjendjen aktuale politike, me theks të veçantë në Ligjin për amnisti të propozuar nga Qeveria. Grupi i deputetëve të VMRO-DMNE-së dhe Koalicioni, siç qëndron në kumtesën e partisë, do ta bllokojë miratimin e këtij ligji.

"Por, nëse keqpërdoret flamuri evropian, deputetët do ta braktisin punën në Kuvend", njoftuan nga VMRO-DPMNE.

Sipas Mickoskit, siç qëndron në kumtesën e partisë, është e papranueshme që kriminelët e dëshmuar duke i përfshirë edhe ata nga rasti "Monstra" të falen apo lirohen. 

Mickoski theksoi se me këtë ligj Qeveria dëshiron t'i lirojë kriminelët, sepse shpreson se do t'i ndihmojnë në skenarë kriminalë për fushatën zgjedhore për zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. sa/

Foto: VMRO-DPMNE

 

QËNDRONI TË LIDHUR