• e martë, 24 dhjetor 2024

VMRO-DPMNE dhe VLEN u dakorduan për parimet e bashkëpunimit për qeverinë e ardhshme, BDI publikoi dokument për ndryshime kushtetuese të nënshkruar edhe nga liderët e VLEN

VMRO-DPMNE dhe VLEN u dakorduan për parimet e bashkëpunimit për qeverinë e ardhshme, BDI publikoi dokument për ndryshime kushtetuese të nënshkruar edhe nga liderët e VLEN

Shkup, 12 maj 2024 (MIA) - Me takimin që dje zgjati mbi dy orë e gjysmë mes VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit VLEN, filluan negociatat për formimin e qeverisë së re. Në takimin në të cilin morën pjesë kryetari i VMRO - DPMNE Hristijan Mickoski, nënkryetarët Aleksandar Nikolloski, Vllado Misajllovski, Timço Mucunski dhe Gordana Koçoska Dimitrieska, si dhe shefi i kabinetit të kryetarit të kësaj partie Vlladimir Nelloski, ndërsa nga ana e VLEN-it liderët e partive të koalicionit Arben Taravari,Izet Mexhiti, Bilall Kasami dhe Afrim Gashi, janë dakorduar parimet e përgjithshme të bashkëpunimit për qeverinë e ardhshme, të cilat do të bazohen në tre postulate: integrimi evropian, zhvillimi i përshpejtuar ekonomik, lufta kundër krimit dhe korrupsionit dhe sundimi i ligjit.

A meeting between VMRO-DPMNE and the “Worth It” coalition was held Saturday, attended by VMRO-DPMNE leader Hristijan Mickoski and the leaders of the parties that make up the “Worth It” coalit

“U konstatua se të dyja palët do të formojnë grupe pune ku do të vazhdojnë bisedimet deri në finalizimin e tyre", thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

Mickoski para takimit tha se ishte takimi i parë për t'u njohur, ndërsa pas takimit Bashkim Bakiu nga koalicioni "VLEN" tha se negociatat po zhvillohen në drejtim pozitiv dhe të duhur.

Nga Fronti Evropian i udhëhequr nga BDI, dje kanë përsëritur se janë fitues absolut të zgjedhjeve me 19 mandatet e fituara. "Ne besojmë se legjitimiteti te komunitetet joshumicë na takon neve", tha Arbër Ademi, shef i shtabit zgjedhor të koalicionit të Fronti Evropian, duke iu përgjigjur pyetjes se çfarë opozite do të jetë BDI, duke marrë parasysh se pothuaj i sigurtë është koalicioni i VMRO-DPMNE-së me VLEN.

Njëkohësisht me takimin e VMRO-DPMNE-së dhe VLEN Fronti Evropian mbajti një takim në të cilin e publikoi deklaratën e përbashkët politike, të cilën së bashku me liderët e koalicionit opozitar shqiptar VLEN e nënshkruan më 13 janar të këtij viti, se do të bashkëpunojnë vetëm me partitë politike që janë dakord për zbatimin e ndryshimeve kushtetuese.

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, në konferencë për shtyp theksoi se përveç tij, nënshkrues të deklaratës janë edhe Arben Taravari, Afrim Gashi, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti.

"Duke pasur parasysh gjendjen në të cilën ndodhet shteti dhe detyrën që kemi ndaj qytetarëve, ndihemi të detyruar të deklarojmë se jemi plotësisht të vendosur, tani dhe në të ardhmen, të bashkëpunojmë dhe të qeverisim së bashku vetëm me ato parti politike që janë dakord për të mbështetur ndryshimet kushtetuese si kusht për vazhdimin e procesit integrues të vendit në BE", qëndron në dokumentin e lexuar nga Ahmeti para të pranishmëve.

The European Front published Saturday a joint political declaration, which, it said, was signed together with the leaders of the opposition coalition of parties of the Albanians - “Worth It”

Në deklaratë ndër të tjera thuhet se ndryshimet e propozuara kushtetuese kanë krijuar një situatë që kërkon shqyrtim të kujdesshëm, dialog të hapur dhe një angazhim të përbashkët për gjetjen e një zgjidhjeje të përhershme dhe gjithëpërfshirëse.

“Në këtë frymë uniteti dhe përgjegjësie kolektive, ne e paraqesim këtë deklaratë të përbashkët politike, duke kuptuar urgjencën dhe peshën e sfidave me të cilat po përballet Maqedonia e Veriut", qëndron në marrëveshjen.

VMRO-DPMNE i dërgoi mesazhe BDI-së dje përmes kumtesës, duke i bërë thirrje "të angazhohet në mënyrë konstruktive në proceset demokratike në vend që të përdorë taktikat e frikës dhe manipulimit".

"VMRO-DPMNE refuzon me ashpërsi akuzat e pabaza dhe taktikat frikësuese të BDI-së. Populli i RMV-së u shpreh përmes proceseve demokratike, ndërsa përpjekjet për të minuar vullnetin e tij janë të papranueshme. Përpjekjet e BDI-së për ta paraqitur veten si mbrojtës të të drejtave të shqiptarëve nuk janë gjë tjetër veçse një fasadë për t'u kapur pas qeverisë me çdo kusht. Përvoja e tyre flet shumë për qëllimet e tyre të vërteta. VMRO-DPMNE, së bashku me koalicionin "VLEN", qëndron për drejtësi, transparencë dhe përfaqësim real për të gjithë qytetarët e Maqedonisë. Nuk do të ndikojmë nga taktika apo kërcënime për ndarje", theksuan nga VMRO-DPMNE.

Para fillimit të negociatave me VLEN, lideri i VMRO-DPMNE Mickoski pardje ka mbajtur takim me partnerët nga koalicioni “Maqedonia juaj”. Nënkryetari i partisë, Timço Mucunski, në një intervistë televizive ka bërë të ditur se janë diskutuar për tri postulatet kryesore të qeverisë së ardhshme, përkatësisht zhvillimin ekonomik, sundimin e ligjit dhe rrugën e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian. Të njëjtat postulate do të jenë pjesë e negociatave me koalicionin VLEN.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski sot ka realizuar takim me kryetarët e partive në përbërje të Koalicionit

Sipas rezultateve fillestare zyrtare për zgjedhjet parlamentare të shpallura nga KSHZ-ja,  Koalicioni Maqedonia juaj i udhëhequr nga VMRO-DPMNE ka fituar më së shumti mandate parlamentare, 58, i ndjekur nga Koalicioni Fronti Evropian i udhëhequr nga BDI me 19 mandate parlamentare, Koalicioni për një të ardhme evropiane e udhëhequr nga LSDM, 18, koalicioni VLEN, 13, dhe Lëvizja ZNAM për Maqedoninë tonë dhe e Majta nga gjashtë mandateve parlamentare.

Për rezultatet e zgjedhjeve, në KSHZ janë dorëzuar 27 ankesa, nëntë nga Koalicioni VLEN, tetë nga VMRO-DPMNE, pesë nga LSDM dhe katër nga e majta. Kryetari i Komisionit Shtetëror i Zgjedhjeve, Aleksandar Dashtevski, në seancën e djeshme të KSHZ-së theksoi se bëhet fjalë për ankesa grupore në disa vendvotime.

Sipas Frontit Evropian, me ankesat e parashtruara deri te KSHZ-ja nga partitë tjera politike për parregullsi në vendvotime në njësitë zgjedhore 5 dhe 6, bëhet tentim që t'u merren dy mandate të deputetëve.

Shefi i shtabit zgjedhor të Frontit Evropian, Arbër Ademi deklaroi se ekzistojnë "tentime serioze që me dil politik, me marrëveshje politike të ketë inxhinieri zgjedhor, të minohet demokracia dhe vullneti i lirë i qytetarëve dhe legjitimitetit".

Koalicioni Fronti Evropian, i udhëhequr nga Bashkimi Demokratik për Integrim kumtoi se me ankesat e parashtruara deri te KSHZ-ja nga partitë tjera politike për parregullsi në vendvotime në nj

"Partitë tjera poliitke në bazë të dilit dhe marrëveshjes joparimore politike dhe duke shkelur mbi vullnetin e qytetarëve, në mënyrë të orkestruar kanë parashtruar ankesa për vendvotime në Njësinë e Pestë dhe të Gjashtë zgjedhore, edhe pse nuk u konstatua asnjë parregullsi derisa ka zgjatur procesi zgjedhor dhe pas përfundimit të tij. E se kjo është kështu, janë nënshkrimet e të gjithë anëtarëve të këshillave zgjedhore, të propozuar nga vet partitë politike, të cilat sot dhe këto ditë kanë parashtruar ankesa. Qëllimi është i qartë - dëshirojnë që Frontit Evropian t'ia marrin dy mandate të deputetëve, edhe pse ato janë rezultat i vullnetit të pastër të qytetarëve dhe të shprehjes së lirë të tyre", deklaroi Ademi.

Ai apeloi deri te Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve se "ka përgjegjësi për çdo vendim të tyre" për mbrojtjen e shprehjes së lirë të votuesve dhe për votat demokratike të qytetarëve. Për ato, siç tha, skenare të errëta për inxhinieri zgjedhore, që janë vepër penale, e kanë informuar bashkësinë ndërkombëtare, respektivisht SHBA-në dhe BE-në, OSBE-në dhe ODIHR-në. 

Во Велес и велешко на 84 избирачки места до 11 часот денеска од вкупно 44 858 на единствениот избирачки список на гласање за првиот круг од Претседателските избори излегле 7329 гласачи или 16

 

Përbërja e sapozgjedhur parlamentare duhet të mbajë seancën konstituive jo më vonë se 28 maj. Presidenti i Shtetit, brenda dhjetë ditëve nga konstituimi i Kuvendit, mandatin për përbërjen e Qeverisë duhet t'ia besojë një kandidati të partisë, përkatësisht partive që kanë shumicën në Parlament. Mandatari në afat prej 20 ditësh nga dita e besimit të mandatit i paraqet Kuvendit program dhe propozon përbërjen e Qeverisë. Qeveria me propozim të mandatarit dhe në bazë të programit zgjedh Kuvendin me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i deputetëve. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s dhe VMRO-DPMNE

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR