• e enjte, 26 dhjetor 2024

VMRO-DPMNE dhe koalicioni në takim me ministrat e Grupit të Vajmarit: ndryshimet kushtetuese me diktat politik janë të papranueshme

VMRO-DPMNE dhe koalicioni në takim me ministrat e Grupit të Vajmarit: ndryshimet  kushtetuese me diktat politik janë të papranueshme

Shkup, 17 korrik 2023 (MIA) - VMRO-DPMNE dhe partnerët e saj të koalicionit sot i kanë informuar ministrat nga Grupi i Vajmarit se mbeten të qëndrimit se nuk janë të pranueshme ndryshimet kushtetuese në rrethana të diktatit politik nga fqinjët.

"Roli i fqinjëve duhet të jetë roli i përkrahjes së integrimeve tona evropiane, e jo mohimit të identitetit kombëtar maqedonas, u theksua në takimin e kryetarit të partisë opozitare Hristijan Mickoski dhe përfaqësuesve të partnerëve të koalicionit me sekretaren shtetërore përgjegjëse për Evropën në Këshillin e Ministrave të Republikës së Francës Lorans Bun, Ministren për Evropën dhe Klimën e Republikës Federale të Gjermanisë Ana Lirman, si dhe Ministrin për Bashkimin Evropian të Republikës së Polonisë Shimon Shinkovski vel Senk.

U theksua se opozita nuk ishte fare e përfshirë në negociata, gjë që rezultoi me ultimatume dhe kërkesa që devijojnë nga vlerat dhe parimet evropiane.

"Prandaj, për të mbrojtur procesin e anëtarësimit nga bilateralizimi, marrëdhëniet duhet të bazohen në kriteret e Kopenhagës me respekt, mbështetje dhe bashkëpunim të ndërsjellë", thuhet në njoftimin e VMRO-DPMNE-së.

Në takim u diskutua për situatën aktuale socio-politike, veçanërisht në lidhje me anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian në këto kohë sfiduese. sa/

FOTO: VMRO-DPMNE

QËNDRONI TË LIDHUR