• e enjte, 26 dhjetor 2024

VMRO-DPMNE dhe E Majta parashtruan mbi 4000 amandamente dhe i bllokuan ligjet për rritje të rrogave në gjyqësi

VMRO-DPMNE dhe E Majta parashtruan mbi 4000 amandamente dhe i bllokuan ligjet për rritje të rrogave në gjyqësi

Shkup, 20 mars 2023 (MIA) - Grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe Së Majtës sot me mbi 4000 amandamente i bllokuan katër ligjet me të cilat kërkohet rritje e rrogave të gjykatësve, prokurorëve publik dhe këshillit gjyqësor dhe të prokurorëve.

Katër ligje ishin në rend dite të mbledhjes së Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, ndërsa pasi që u konstatua se për secilin prej ligjeve ka parashtruar nga rreth 500 amandamente, ajo u ndërpre.

Dajanço Eftimov, deputet i VMRO-DPMNE-së në konferencë për shtyp në Kuvend theksoi se në kushte kur inflacioni në shtet është në nivel alarmant, kur afaristët mezi u japin rroga të punësuarve të vet, kur qytetarët mezi përballojnë muajin, Qeveria e re me shprehi dukshëm të vjetra, nuk heqë dorë nga qëllimi për t'i rritur rrogat e gjykatësve dhe prokurorëve.

QËNDRONI TË LIDHUR