• e premte, 27 dhjetor 2024

VMRO-DPMNE bën thirrje që zgjidhja ligjore për pasaportat sa më parë të gjendet në mbledhje kuvendore

VMRO-DPMNE bën thirrje që zgjidhja ligjore për pasaportat sa më parë të gjendet në mbledhje kuvendore

Shkup, 21 shkurt 2024 (MIA) - Grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së në konferencën e sotme për shtyp bën thirrje që Propozimi i Ligjit për ndryshimin e validitetit të dokumenteve të udhëtimit me emërtimin Republika e Maqedonisë, të cilat janë valide, sa më parë të ndodhet në mbledhje kuvendore.

Deputeti i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski theksoi se më 12 shkurt kanë parashtruar ndryshim dhe plotësim të Propozimit të Ligjit për ndryshimin e validitetit të dokumenteve të udhëtimit me emrin Republika e Maqedonisë, të cilat janë valide dhe kërkohet ndryshimi i vetëm një date.

"Sot dua ta shfrytëzoj këtë mundësi për thirrje drejt shumicës parlamentare të mos e zvarrisë temën për ndryshim dhe plotësim të pasaportave. Më 12 shkurt parashtruarm Propozim të Ligjit për ndryshim të validitetit të dokumenteve të udhëtimit me emrin Republika e Maqedonisë të cilat janë valide dhe kërkohet ndryshimi vetëm i një date. Data 12.02.2024 të ndryshohet me datën 31.12.2024. Ky kaos që është krijuar me pasaportat qëllimisht apo rastësisht nga ministri i kaluar, Oliver Spasovski po bëhet barrë shumë e madhe për qytetarët, liritë dhe të drejtat e të cilëve për lëvizje janë shkelur në mënyrë drastike, por gjithashtu janë shkelur edhe nevojat e tyre për vizita jashtë vendit, mjekim, arsim, obligime familjare dhe të ngjashme", tha ai.

Milloshoski akuzoi se 650 mijë qytetarë janë pa të drejtë daljeje nga shteti, me çka, siç tha, shkelet neni 27 i Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë i cili garanton dalje të lirë nga Republika e Maqedonisë dhe shkelet Konventa evropiane për të drejta dhe liri të njeriut.

Milloshoski theksoi se nga Kuvendi u është thënë se ky Propozim ligj i parashtruar nga VMRO-DPMNE është akoma në përkthim. me të vërtetë, tha ai. jemi të habitur çka ka aq për t'u përkthyer në përkthimin e datave. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR