• e enjte, 26 dhjetor 2024

VMRO-DPMNE: KSHPK të nge procedurë kundër Bytyqit, ka kërkuar nga firma të cilave ua ka paguar ndihmën shtetërore që të votojnë për të

VMRO-DPMNE: KSHPK të nge procedurë kundër Bytyqit, ka kërkuar nga firma të cilave ua ka paguar ndihmën shtetërore që të votojnë për të

Shkup, 3 maj 2024 

KSHPK të ngre procedurë kundër Bytyqit, kërkoi nga firmat, të cilat u ka paguar ndihmë shtetërore, që të votojnë për të, u sugjeroi edhe numër të fletëvotimit.

Pas dokumentit të publikuar nga i cili shihet se Bytyqi kërkon nga kompanitë që ta mbështesin për shkak se u ka paguar ndihmë shtetërore, ai është dashur të tërhiqet nga politika.

Fakti që Bytyqi jo vetëm që nuk u tërhoq, por edhe nuk kërkoi falje, flet se si LSDM dhe BDI-ja e kanë zaptuar shtetin dhe si 100 funksionarët menaxhojnë me shtetin si të jetë pronë e tyre.

KSHPK nuk duhet të presë, të hapë çështje dhe të hapë procedurë para institucioneve të tjera.

Abuzimet e institucioneve duhet të ndalen. Pas 8 majit, praktikave të tilla do t'i jepet fund dhe njerëz si Bytyqi do të përballen me përgjegjësi.

Është koha për t'i kthyer shtetin popullit. Maqedonia është sërish e juaja.

Qendra për Komunikim e VMRO-DPMNE-së

______________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

QËNDRONI TË LIDHUR