• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Vlora Ibraimi, drejtoreshë e re e NP "Tregjet" Kumanovë

Vlora Ibraimi, drejtoreshë e re e NP

Kumanovë, 30 korrik 2025 (MIA) – Vlora Ibrahimi është emëruar drejtoreshë e ndërmarrjes publike “Tregjet” Kumanovë. Ajo paralajmëroi se do të angazhohet për përmirësimin e funksionimit të ndërmarrjes përmes rritjes së transparencës, efikasitetit dhe qëndrueshmërisë financiare. 

“Do ta analizoj situatën në kompani në detaje, duke ndërmarrë hapa konkretë për të ulur shpenzimet, për të rritur të ardhurat dhe për të ofruar shërbime më cilësore për qytetarët dhe qiramarrësit e tregjeve. Do të punoj që NP ‘Tregjet’ të jetë më e hapur ndaj publikut, më e organizuar në funksionimin e saj të brendshëm dhe më e qëndrueshme financiarisht”, tha Ibraimi.

Ajo informoi se ka përfunduar fakultet ekonomik, ndërsa pas vete ka edhe përvojë pune si udhëheqëse e sektorit në vetë ndërmarrjen publike, si dhe në funksionin drejtoreshë në ndërmarrje private. 

“Përvojën time të deritanishme do ta shfrytëzoj që ta avancoj punën e ndërmarrjes dhe të ndërtojmë marrëdhënie të besimit me të gjitha palët e prekura”, shtoi ajo.  

NP “Tregjet” menaxhon me “Tregun e gjelbër”, rajonal të “Revolucionit të tetorit”, tregun për gjëra të vogla dhe tregu i bagëtive në Konjare të Poshtme. fc/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR