• e enjte, 26 dhjetor 2024

VLEN: Shuplakë diplomatike nga SHBA-ja për pushtetin

VLEN: Shuplakë diplomatike nga SHBA-ja për pushtetin

Shkup, 16 mars 2024

Një tjetër shuplakë diplomatike nga partneri ynë më i rëndësishëm strategjik - SHBA. Partizimi i gjyqësorit ka një ekzekutues dhe formë që quhet BDI-zimi horizontal dhe vertikal i organeve të drejtësisë. Shembulli i fundit i kësaj është sulmi i orkestruar ndaj kryetares së Gjykatës Supreme, Besa Ademi, i cili duhej të përfundonte me largimin e saj.

Motivi i këtij linçimi partiak të BDI-së ishte refuzimi i krijimit të bazës ligjore për kthimin e Gruevskit nga Budapesti. Nuk ka shtet ligjor, barazi para ligjit dhe drejtësi të pavarur me Ali e Drin Ahmetin, Bujar Osmanin e Artan Grubin dhe kuadrot e tyre të instaluar në drejtësi. Prandaj, pas datës 8 maj, Koalicioni VLEN do të krijojë të gjithë mekanizmat e nevojshëm kushtetues dhe ligjorë për krijimin e një gjyqësori evropian.

Koalicioni VLEN

________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

QËNDRONI TË LIDHUR