• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

VLEN: Qëndrimet e LSDM-së dhe VMRO-së janë rikthim në vitin 1990

VLEN: Qëndrimet e LSDM-së dhe VMRO-së janë rikthim në vitin 1990

Shkup, 24 shkurt 2024 

Iniciativa për zgjedhjen e Kryetarit të RMV-së në Kuvend nuk është qasje monoetnike, por politikisht racionale. Qëndrimet e LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së kundër përcaktimit të “VLEN” janë rikthim në vitin 1990, koha kur u perceptoheshte si tragjedi që shqiptarët të mbanin pozitat më të larta shtetërore. Sa i përket partnerit të tyre BDI, ata një gjë thonë dhe tjetër gjë bëjnë. Nëse vërtet angazhohen për Kryetarin e Parë të Shqiptar, duhet t'i shpjegojnë publikut pse nuk e mbështetën kandidaturën e Arben Taravarit dhe pse po përpiqen të minojnë mundësinë që shqiptarët të kenë një kryetar shteti në vitin 2024.

Parashtrojmë pyetje publike se cilave qarqe u shërben Ali Ahmeti me vendimin për përçarjen e elektoratit shqiptar. 

“VLEN” në koalicion me Popullin Shqiptar do të mundë mbetjet e fundit të politikave të UDBA-s.

Koalicioni VLEN

______________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

QËNDRONI TË LIDHUR