• e martë, 24 dhjetor 2024

VLEN: Nuk duhet të hapen plagët e vjetra, presidenti duhet të jetë shembull për respektimin e Kushtetutës

VLEN: Nuk duhet të hapen plagët e vjetra, presidenti duhet të jetë shembull për respektimin e Kushtetutës

Shkup, 12 maj 2024 (MIA) - Pasi presidentja Gordana Siljanovska Davkova gjatë betimit në Kuvend nuk e përdori emrin kushtetues të shtetit, koalicioni VLEN thekson se nuk duhet të hapen plagët e vjetra dhe se presidenti duhet të jetë shembull për respektimin e Kushtetutës.

"Shprehim shqetësimin tonë për ndikimin e emocioneve të fushatës zgjedhore në racionalitetin e hapave të parë në realpolitikë. I kuptojmë ndjenjat e popullit maqedonas, por nuk ka shans të dytë për një përshtypje të parë për kreun e ri të shtetit. Presidenti i Republikës duhet të jetë shembull i respektimit të Kushtetutës, sidomos kur bëhet fjalë për një profesoreshë të së Drejtës kushtetuese", kumtuan sonte nga partia BESA e koalicionit VLEN.

Maqedonia e Veriut, shtojnë prej atje është anëtare e plotfuqishme e Aleancës së NATO-s dhe negociatat me BE-në kanë filluar, por ndryshimet kushtetuese na presin përpara për të vazhduar në rrugën evropiane.

"Nuk kemi nevojë për hapjen e plagëve të vjetra. Ndaj është mirë që presidentja e re nënshkroi betimin me emrin kushtetues, që është ende një shenjë se realiteti de fakto pranohet prej saj", thuhet në kumtesën e VLEN-it.

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR