• e martë, 24 dhjetor 2024

VLEN: Një takim miqësor me ministrin e Jashtëm turk, Hakan Fidan

VLEN: Një takim miqësor me ministrin e Jashtëm turk, Hakan Fidan

Shkup, 5 shtator 2024

Një delegacion i lartë i koalicionit VLEN, në përbërje të Izet Mexhiti – kryetar i Lëvizjes Demokratike dhe zëvendëskryeministër i parë, Bilall Kasami – kryetar i Lëvizjes Besa, Zeqirija Ibrahimi – kryetar i Alternativës dhe Halil Snopçe – koordinator i grupit parlamentar i koalicionit VLEN dhe përfaqësues i Aleancës për Shqiptarët, e takuan ministrin e Jashtëm të Republikës së Turqisë, Hakan Fidan, i cili po qëndron në vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.

Me këtë rast, përfaqësuesit e koalicionit VLEN e njoftuan ministrin Fidan për rrjedhat e përgjithshme politike në vend, rolin kontnstruktiv që e kanë ministrat e VLEN-it në këtë qeveri, si dhe për relacionet që i ka koalicioni VLEN me turqit në Maqedoninë e Veriut.

Përkitazi me këtë, drejtuesit e VLEN-it theksuan se pavarësisht se në cilin kamp janë partitë turke në Maqedoni, koalicioni VLEN është edhe përfaqësues i inetresave turke në vendin tonë.

Ministri Fidan, nga ana e tij, e uroi koalicionin VLEN për përfaqësimin në pushtetin ekzekutiv dhe për kontributin politik që e japin për demokracinë dhe jetën pluraliste në vendin tonë.

VLEN

____________________________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

QËNDRONI TË LIDHUR