• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Vlen: Një kompani e afërt me një deputet të Frontit Evropian në 2022 fitoi tenderë në Lotarinë Shtetërore

Vlen: Një kompani e afërt me një deputet të Frontit Evropian në 2022 fitoi tenderë në Lotarinë Shtetërore

Shkup, 13 shtator 2024 (MIA) - Bujare Abazi nga Koalicioni "Vlen", sot në një konferencë për media deklaroi se kompania "Ritron Kopi SHPKNJP", e cila ishte e lidhur ngushtë me deputetin e Frontit Evropian, Elmi Aziri, gjatë vitit 2022 dy herë ka fituar tenderin për prokurim publik në Lotarinë Shtetërore me vlerë rreth 3 milionë denarë.

"Artan Ajruli paraqitet si pronari i kompanisë "Ritron Kopi" SHPKNJP, import-eksport Kumanovë, i cili është nipi i bashkëshortes së Elmi Azirit.
Kjo kompani gjatë vitit 2022, për vetëm tre muaj ka fituar dy furnizime publike në Lotarinë Shtetërore ku drejtor ka qenë Përparim Bajrami, dora e djathtë e Artan Grubit", tha Abazi.

Ajo theksoi se furnizimet kanë të bëjnë me pajisje kompjuterike, stacione grafike dhe
TV për tërheqjen e lotarisë, si dhe televizorë për instalimin e lojërave elektronike.

"Furnizimet kanë të bëjnë me pajisje kompjuterike, stacione grafike dhe TV për tërheqjen e lotarisë, si dhe televizorë për instalimin e lojërave elektronike. Vlera totale vetëm për këto dy furnizime përmes Lotarisë Shtetërore, së bashku me anekset, arrin rreth 3 milionë denarë", theksoi Abazi. sa/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR