• e enjte, 26 dhjetor 2024

"VLEN" në vend të vetingut, propozon amandament kushtetues që do të hapë mundësi vepra penale ndaj detyrës zyrtare të mos vjetërsohet asnjëherë

Shkup, 10 gusht 2024 (MIA) - "VLEN" propozon amandament kushtetues me të cilin do të jepet bazë kushtetuese për revizion të të gjitha procedurave juridike për persona të zgjedhur dhe të emëruar, të mëparshëm dhe të tnaishëm, të cilat janë ndërprerë për shkak të vjetërsisë së përgjegjësisë së mundshme penale. Propozimi i këtillë i partnerit shqiptar të koalicionit në Qeveri, vjen pasi që BDI opozitare kërkoi veting të monitoruar ndërkombëtar për secilin politikan në 30 vitet e fundit.

Një nga prioritetet krysore të Qeverisë, në pajtim m Prograin për punë të Qeverisë 2024-2028, parashtruar në Kuvend nga Hristian Mickoski, është ripërtëritja e besimit në institucionet e pushtetit, eliminimi i korrupsionit dhe sigurimi i sundimit të së drejtës. Qeveria, siç paralajmëron në program, do të inicojë miratim të një Kodi tërësisht të ri penal sipas shembullit të disa sistemeve juridike të njohura për ne, Ligj për prokurori publike, Ligj për gjykatat, Ligj për Këshillin gjyqësor, Ligj për procedurë penale, Ligj për Këshill të prokurorëve publike dhe ligje të tjera të domosdoshme.

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe muajin e kaluar i bëri thirrje Qeverisë ta vendosë në debat publik Kodin e ri penal, i cili siç theksoi është prëgatitur dhe ndodhet në Ministrinë e Drejtësisë. Kësaj, kryeministri Hristian Mickoski iu përgjigj se KP i ri do të sillet, por sipas standardeve evropiane, ndërkaq jo sipas nevojave të dikujt.

Koalicioni "VLEN", ndërkaq, dje paralajmëroi amandament kushtetues me të cilin ligjet do të mund të kenë veprim kthyes edhe në rastet e lidhura me vjetërsimin e procedurës penale për krime të kryera nga ana e personave të zgjehdur dhe të emëruar. Sipas tyre, ky amandament do ta afrojë shtetin një hap të madh drejt integrimeve në BE.

Duke marrë parasysh se BDI-ja opozitare dëshiron t’i hedh hi syve të opinionit me propozime për veting ndërkombëtar për të gjithë politikanët gjatë 30 viteve të fundit, VLEN riafirmon propozi

Siç informoi në konferencë prë shtyp zëdhënësi i "VLEN"-it, Fari Hiseni, amandamenti i propozuar, i cili ka të bëjë me nenin 52 të Kushtetutës, do të jetë bazë dhe do të hapë mundësi me ndryshime dhe plotësim të nenit të ri - 112a në Kodin penal të parashihet dispozita me të cilën veprat e mundshme penale të kryera nga persona të zgjedhur dhe të emëruar të cilat janë kategorizuar si vepra penale kundër detyrës zyrtare asnjëherë të mos vjetërsohen. Që, siç shtoi nënkupton edhe zgjerim të përfshirjes së konfiskimit të pronës së përfituar në mënyrë të kundërligjshme e shkruar presonave të tretë.

Lidhur me çështjen se kur mund të pritet ky amandament kushtetues, u përgjigj se do të ketë diskutim të gjerë nga i cili do të duhet të dalë përmbajtje më adekuate.

на најголемите политички партии во земјава, објавува мораториум на сите партиски активности во врска со парламентарните избори до 22 март 2020.

BDI, paraprakisht, bëri thirrje të fillojë veting i monitoruar ndërkombëtarisht për secilin politikan në 30 vitet e fundit.

Lideri i sapozgjedhur i LSDM-së, Filipçe muajin e kaluar i bëri thirrje Qeverisë bashkarisht ta mbështesin sjelljen e Kodit penal tashmë të përgatitur.

Високиот број на новозаразени од саботата (241) исто како и некои претходни варијации т.е. отскокнувања од вообичаениот број, се должи на мал кластер во една од конфекциите во Штип, рече мини

Theksoi se propozojnë një zgjidhje solide për vazhdim në rrugën e bashkëpunimit me institucionet ndërkombëtare, të cilat na kanë mbështetur gjatë periudhës së kaluar, si dhe vendeve individuale si Holanda, SHBA-ja, të cialt bënë investime të mëdha në reformimin e gjyqësisë.

Mickoski, duke iu përgjigjur kësaj, theksoi se nuk është kundër një Kodi të ri penal, por e pyeti Filipçen se çka do të bëjë me këto vepra të cialt janë vjetërsuar dhe për të cilat qytetarët kërkojnë dëmshpërblim.

Протоколот што вчера го потпишаа министерот за надворешни работи Бујар Османи и неговата колешка од Бугарија Теодора Генчовска е дипломатски нокаут и капитулација, смета лидерот на ВМРО-ДПМНЕ

Shtoi se ata nuk kanë problem të sjellin ligj të ri, por ai ligj do të jetë në pajtim me ligjet evropiane, dhe jo "siç i duhen dikujt".

Kuvendi në shtator 2023 në procedurë të shkurtuar me flamur evropian i miratoi ndryshimet e Kodit penal me të cilat ulen dënimet me burg për vepra të lidhura me keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe bashkim kriminel. Me ndryshimet e një pjese të nenit 353 të Kodit penal është ulur dënimi me burg prej së paku tre viteve burg të dënimit me burg prej një deri katër vite për "keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimit". Me ndryshimet e Kodit penal janë vjetëruar apo janë ndryshuar disa nga aktakuzat në lëndët "Target-Kalaja", "Talir", "TNT", "Trajektorja", "Toplik", "I fuqishmi", të hapura nga ish-Prokuoria speciale publike për ndjekje të veprave penale lidhur dhe të cialt dalin nga përmbajtja e ndjekjes së paligjshme të komunikimeve. ab/

foto: МIА arkivi

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR